Rusët e ikur gjejnë strehim dhe ngrohtësi në Kazakistan
Një biznesmen në qytetin perëndimor kazak, Aktobe, ka hapur një strehimore për rusët që po i ikin mobilizimit ushtarak të presidentit Vladimir Putin për luftën në Ukrainë. Njerëzit do të mund të strehohen deri në tri ditë, ndërsa disa prej personave kanë ardhur nga spitalet, pasi janë trajtuar për hipotermi. Ministria e Brendshme e Kazakistanit llogarit se rreth 200.000 rusë kanë hyrë në vend, që prej urdhrit të 21 shtatorit për mobilizim. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)