Ndërlidhjet

Rreziku i “skenarit bullgar” për Kosovën

Shpërbërja e legjislaturës së 10-të të Kosovës, 28 prill 2026.

Shkurtimisht

  • Kosova po hyn në një cikël zgjedhjesh të përsëritura, duke ngritur paralelizma me përvojën bullgare të bllokimeve politike.
  • Analistët thonë se kriza ngadalëson reformat kyç dhe krijon një kosto të vazhdueshme financiare për buxhetin e shtetit, pa asnjë garanci se zgjedhjet e reja do të sjellin stabilitet politik.

ditën kur u bënë katër muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, u konfirmua se Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje.

Një rikthim i shpejtë në kutitë e votimit, jo si rezultat i një zgjedhjeje politike, por si pasojë e një krize që politikëbërësit nuk arritën ta zgjidhin.

“Kjo është papjekuria e tyre, si karshi shtetit, ashtu edhe karshi stuhisë së zhvillimeve që kanë përshkuar botën”, vlerëson për Radion Evropa e Lirë analisti politik, Ilir Deda.

Më 7 qershor - më së largu - qytetarët e Kosovës do të dalin sërish në zgjedhje parlamentare, për herë të tretë brenda 16 muajsh.

Ky proces u bë i pashmangshëm më 28 prill, vetëm katër muaj pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kur deputetët dështuan të zgjedhin presidentin, duke aktivizuar automatikisht afatin kushtetues që e çon vendin në zgjedhje brenda 45 ditësh.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, akuzoi opozitën për bojkotim të qëllimshëm të seancave, ndërsa partitë opozitare fajësuan pushtetin për mungesë bashkëpunimi dhe për përpjekje për përqendrim të pushtetit në një dorë të vetme.

“Kosova, për të pasur president të ri, duhet të ketë opozitë të re. Opozita është e vjetër. Kjo opozitë mund të sjellë ndonjë fytyrë të re, por zanatin dhe karakterin e ka të vjetër, andaj edhe është në rënie të lirë”, deklaroi kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, në seancën e fundit të legjislaturës së dhjetë.

Dy partitë kryesore opozitare, PDK-ja dhe LDK-ja, e mirëpritën shkuarjen në zgjedhje të reja, ndonëse, sipas kryetarit të LDK-së, ato u imponuan nga pushteti, i cili, me shumicën prej 51 për qind, kërkoi “nënshtrim” politik.

“Tani është koha për bashkimin e njerëzve të mirë të këtij vendi, që duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë...”, shkroi Lumir Abdixhiku në Facebook.

Një krizë e përsëritur, jo episod i ri

Kjo situatë nuk është e re për Kosovën.

Një skenar i ngjashëm u përsërit menjëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, kur Kuvendi mbeti i pakonstituuar për muaj të tërë dhe, në fund, formimi i Qeverisë dështoi.

Edhe atëherë, përgjegjësia u nda mes palëve, me akuza që kalonin nga njëra te tjetra.

Për Dedën, situata nuk është më episod i izoluar, por një model që po merr formë.

Ai paralajmëron se Kosova po i afrohet një skenari të ngjashëm me Bullgarinë, e cila në pesë vjetët e fundit ka kaluar nëpër shtatë cikle të njëpasnjëshme zgjedhjesh, pa prodhuar stabilitet institucional.

“Nuk pritej që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kur Lëvizja Vetëvendosje i fitoi 51 për qind të votave, ne të mbërrinim në këtë situatë”, thotë ai.

Në analizën e tij, problemi nuk qëndron te sistemi politik, por te mënyra se si ai përdoret.

Kosova, thotë Deda, ka një kornizë institucionale të avancuar, por ajo po shndërrohet në instrument përplasjeje, në vend se të shërbejë si bazë stabiliteti.

Përgjegjësinë kryesore, ai ia atribuon partisë më të madhe, e cila, siç thotë, ka pasur mundësi reale për të ndërtuar qëndrueshmëri institucionale.

Momente nga seanca maratonike për zgjedhjen e presidentit

Anëtarë të kabinetit qeverisës duke duartrokitur në fund të seancës kur deputetët dështuan të zgjedhinin presidentin e ri të Kosovës.
1/22 Anëtarë të kabinetit qeverisës duke duartrokitur në fund të seancës kur deputetët dështuan të zgjedhinin presidentin e ri të Kosovës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Pasi deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancë, duke pamundësuar kuorumin, Kuvendi i Kosovës u shpërnda dhe zgjedhjet do të mbahen brenda 45 ditësh.
2/22 Pasi deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancë, duke pamundësuar kuorumin, Kuvendi i Kosovës u shpërnda dhe zgjedhjet do të mbahen brenda 45 ditësh.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke biseduar me ministrin e tij për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, gjatë vazhdimit të seancës për zgjedhjen e presidentit.
3/22 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke biseduar me ministrin e tij për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, gjatë vazhdimit të seancës për zgjedhjen e presidentit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu duke shkuar drejt ulëses së saj, para nisjes së vazhdimit të seancës në orën 14:00, e cila më pas u shty për në orën 19:00. Po ashtu, në mëngjes ajo shtyu seancën në mungesë të deputetëve opozitarë.
4/22 Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu duke shkuar drejt ulëses së saj, para nisjes së vazhdimit të seancës në orën 14:00, e cila më pas u shty për në orën 19:00. Po ashtu, në mëngjes ajo shtyu seancën në mungesë të deputetëve opozitarë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Shefja e deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavci, në sallën plenare, ku nuk ka marrë pjesë opozita, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga partia në pushtet.
5/22 Shefja e deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavci, në sallën plenare, ku nuk ka marrë pjesë opozita, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga partia në pushtet.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Gjatë seancës, deputeti Llazar Radulloviq nga koalicioni “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” u bëri thirrje deputetëve opozitarë, përfshirë ata të Listës Serbe, të marrin pjesë në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
6/22 Gjatë seancës, deputeti Llazar Radulloviq nga koalicioni “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” u bëri thirrje deputetëve opozitarë, përfshirë ata të Listës Serbe, të marrin pjesë në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Deputeti Nezir Kraki dhe kolegët e tij nga koalicioni qeverisës gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit.
7/22 Deputeti Nezir Kraki dhe kolegët e tij nga koalicioni qeverisës gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Kryeministri Kurti duke hyrë në sallën plenare.
8/22 Kryeministri Kurti duke hyrë në sallën plenare.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Deputetët e shumicës parlamentare duke u nënshkruar në një nga hyrjet në sallën plenare.
9/22 Deputetët e shumicës parlamentare duke u nënshkruar në një nga hyrjet në sallën plenare.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilja Rexhepi në Kuvendin e Kosovës.
10/22 Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilja Rexhepi në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Deputetët e LVV-së, përfshirë Bylbyl Sokolin dhe Mefail Bajqinovcin duke biseduar, teksa prisnin vazhdimin e seancës.
11/22 Deputetët e LVV-së, përfshirë Bylbyl Sokolin dhe Mefail Bajqinovcin duke biseduar, teksa prisnin vazhdimin e seancës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Ministjra e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ai për Punë të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke biseduar gjatë vazhdimit të parë të seancës, të mbajtur mëngjesin e 28 prillit.
12/22 Ministjra e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ai për Punë të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke biseduar gjatë vazhdimit të parë të seancës, të mbajtur mëngjesin e 28 prillit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Deputetët e shumicës parlamentare duke hyrë në sallë, teksa në ulëset anësore, ku ulen deputetët opozitarë, shihen karriget bosh.
13/22 Deputetët e shumicës parlamentare duke hyrë në sallë, teksa në ulëset anësore, ku ulen deputetët opozitarë, shihen karriget bosh.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Pavarësisht se partitë opozitare kanë bojkotuar punimet e seancës, ata ishin të pranishëm në Kuvend. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u pa duke hyrë në objektin e organit ligjvënës.
14/22 Pavarësisht se partitë opozitare kanë bojkotuar punimet e seancës, ata ishin të pranishëm në Kuvend. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u pa duke hyrë në objektin e organit ligjvënës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LVV-së, Ardian Gola, në hollin e Kuvendit.
15/22 Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LVV-së, Ardian Gola, në hollin e Kuvendit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, duke hyrë në Kuvendin e Kosovës. Ai dhe deputetët e partisë së tij nuk kanë marrë pjesë në seancën për presidentin.
16/22 Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, duke hyrë në Kuvendin e Kosovës. Ai dhe deputetët e partisë së tij nuk kanë marrë pjesë në seancën për presidentin.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Deputeti i LVV-së, Alban Bajrami, duke hyrë në sallën plenare mëngjesin e 28 prillit.
17/22 Deputeti i LVV-së, Alban Bajrami, duke hyrë në sallën plenare mëngjesin e 28 prillit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Deputeti i LVV-së, Hysen Durmishi, në hollin e Kuvendit të Kosovës mëngjesin e 28 prillit.
18/22 Deputeti i LVV-së, Hysen Durmishi, në hollin e Kuvendit të Kosovës mëngjesin e 28 prillit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi duke shkuar në sallën plenare.
19/22 Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi duke shkuar në sallën plenare.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari para nisjes së seancës mëngjesin e 28 prillit.
20/22 Deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari para nisjes së seancës mëngjesin e 28 prillit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u pa në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, ai dhe deputetët e partisë së tij bojkotuan sërish punimet plenare.
21/22 Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u pa në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, ai dhe deputetët e partisë së tij bojkotuan sërish punimet plenare.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Salla bosh e Kuvendit të Kosovës para nisjes së vazhdimit të seancës për zgjedhjen e presidentit. Si rëndom, vazhdimi i seancës nuk nisi në orën 10:00, siç ishte planifikuar.
22/22 Salla bosh e Kuvendit të Kosovës para nisjes së vazhdimit të seancës për zgjedhjen e presidentit. Si rëndom, vazhdimi i seancës nuk nisi në orën 10:00, siç ishte planifikuar.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Previous slide
Next slide

Deda konsideron se kjo krizë ka qenë lehtë e shmangshme.

“Partitë kanë mundur të diskutojnë se çfarë presidenti duan: një figurë që ka filluar aktivitetin politik që në vitet ’90, duke reflektuar rrugëtimin dhe shtetndërtimin e Kosovës; një figurë të lidhur me UÇK-në, si kundërreagim ndaj procesit në Hagë; apo një figurë që sheh nga e ardhmja”, thotë Deda.

Në vend të kësaj, ai konsideron se debati u shndërrua në një lojë politike për të drejtuar gishtin nga fajtorët dhe për të “fabrikuar alibi” për shmangien e përgjegjësisë.

Deda paralajmëron se, duke qenë në këtë trajektore, Kosova rrezikon të mbetet jashtë zhvillimeve të rëndësishme globale, ndërsa perceptimi për të si shtet i brishtë mund të ketë pasoja afatgjate - si në raport me partnerët ndërkombëtarë, ashtu edhe me besimin qytetar.

“Unë vetëm shpresoj që pas zgjedhjeve të reja të ketë një maturim të politikës dhe forcim të kulturës së konsensusit”, thotë Deda.

Në të kundërtën, sipas tij, cikli i zgjedhjeve mund të mos ndalet.

🎧 Dëgjoni anketën me disa qytetarë në Prishtinë, të realizuar nga Bekim Bislimi
Çka presin qytetarët nga zgjedhjet e reja?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:34 0:00

Mes legjitimitetit dhe “kohës së humbur”

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Evropian për dështimin e Kosovës në zgjedhjen e presidentit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, si dhe për pasojat që kjo mund të ketë në stabilitetin politik të vendit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Toby Vogel, analist në Këshillin për Demokratizimin e Politikave në Bruksel, thotë se zgjedhjet e parakohshme mund të shihen si “kohë e humbur”, pasi ka gjasa të prodhojnë një rezultat politik të ngjashëm me atë të mëparshmin.

Megjithatë, ai thekson se ky është një proces i paraparë me Kushtetutë, ndaj është edhe legjitim, edhe demokratik.

“Si një Qeveri e mirëfilltë demokratike, Qeveria Kurti dhe autoritetet tjera, Parlamenti e kështu me radhë, po e ndjekin procedurën kushtetuese”, vlerëson Vogel për Radion Evropa e Lirë.

Nga perspektiva evropiane, ai thotë se BE-ja dhe disa shtete anëtare nuk po tregojnë vullnet politik për ta çuar Kosovën përpara në procesin e integrimit, duke u fshehur pas narrativit të “paqëndrueshmërisë së brendshme”.

“Edhe kur Kosova gëzonte stabilitet të paprecedent të brendshëm nën kryeministrin Kurti, BE-ja nuk bëri asnjë përparim as në dialogun me Serbinë dhe as në procesin e anëtarësimit - gjë që tregon se narrativi për paqëndrueshmëri është një justifikim i pabazë, që fsheh mungesën e vullnetit politik në Bruksel dhe në shtetet kyç anëtare”, shton Vogel.

Kosto përtej politikës

Kriza në Kosovë nuk kufizohet vetëm në politikë. Ajo ndikon drejtpërdrejt edhe në ritmin e vendimmarrjes shtetërore.

Sipas Naim Jakajt, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, pasoja e parë është paralizimi i procesit legjislativ. Në mungesë të një Kuvendi funksional, nuk miratohen ligje të reja dhe ngadalësohen reformat kyç, përfshirë ato që lidhen me sundimin e ligjit dhe integrimin evropian.

Një tjetër problem, sipas tij, është edhe mungesa e mbikëqyrjes parlamentare ndaj Qeverisë - një element thelbësor në një sistem demokratik.

Kjo situatë, thekson Jakaj, e ul ndjeshëm nivelin e llogaridhënies dhe transparencës në vendimmarrje.

“Qeveria në detyrë ka mandat të kufizuar dhe nuk mund të ndërmarrë vendime strategjike afatgjata, duke e lënë vendin në një gjendje stagnimi institucional. Në thelb, krijohet një vakum institucional, ku shteti funksionon minimalisht, por nuk zhvillohet”, thotë Jakaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai nënvizon se mungesa e një Qeverie me mandat të plotë reflektohet drejtpërdrejt edhe në planin ndërkombëtar.

Sipas tij, kjo mund të shkaktojë vonesa në procese të rëndësishme, si aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës apo përmbushja e obligimeve në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian.

Fatura financiare e zgjedhjeve

E, përtej dimensionit politik e ligjor, kriza prodhon edhe një barrë shtesë - atë financiare - pasi çdo proces i ri zgjedhor nënkupton shpenzime të reja për buxhetin e shtetit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, thotë për Radion Evropa e Lirë se viti 2026 nuk është paraparë si vit zgjedhor, ndaj në buxhetin vjetor të institucionit nuk janë ndarë mjete për zgjedhje të parakohshme.

Në rrethana të tilla, KQZ-ja detyrohet t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës me kërkesë për fonde, në mënyrë që të mbulojë kostot e organizimit të procesit.

Si pikë krahasimi, Elezi përmend zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit, për të cilat ishte planifikuar një buxhet prej 11.5 milionë eurosh, ndërsa shpenzimet reale arritën në rreth 7 milionë euro, sipas të dhënave ende jopërfundimtare.

Në ato zgjedhje, mbi 2 milionë shtetas të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, kishin të drejtë vote - një shifër që pritet të mbetet e ngjashme edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Pjesëmarrja ishte rreth 45 për qind, por një nivel i tillë nuk është i garantuar, pasi, siç thotë Jakaj, zgjedhjet e shpeshta krijojnë “lodhje” te votuesit.

Ndryshe prej tij, Deda e sheh fokusin diku tjetër: jo te rënia e pjesëmarrjes, por te mënyra se si qytetarët do ta lexojnë dhe gjykojnë vetë situatën politike.

“Test i zgjedhjeve është pjekuria e popullit të Kosovës - nëse qytetarët e Kosovës do ta ndëshkojnë një sjellje të tillë të partive apo do ta miratojnë atë”, përfundon Deda.

  • 16x9 Image

    Valona Tela

    Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive 'Expose'.

XS
SM
MD
LG