Revolucioni i 1989-s dhe rënia e komunizmit në Hungari
Fotografitë e marra nga arkivi paraqesin pothuajse çdo moment historik të Hungarisë duke u çliruar nga vargonjtë e kontrollit sovjetik 35 vjet më parë.

9
Rojat kufitare hungareze duke paketuar "perden e hekurt" gjatë heqjes së saj nga kufiri austriak në maj 1989.

10
Njerëzit rreth arkivolit të Imre Nagyt dhe një viktime tjetër të shtypjes sovjetike ndaj revolucionarëve të Hungarisë të vitit 1956.
Në qershor, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën kur ish-kryeministri komunist i Hungarisë, Imre Nagy, u rivarros me nderime të larta. Nagy kishte mbajtur anën e revolucionarëve në kryengritjen antikomuniste të 1956-ës në Hungari.

11
Turma e madhe e mbledhur në ceremoninë e rivarrimit të Nagyt.
Në mes të kryengritjes së vitit 1956, Nagy më kot kishte bërë thirrje për ndihmë nga Perëndimi, ndërsa forcat sovjetike hynë për ta shtypur revolucionin. Nagy u var dhe trupi i tij u hodh me fytyrë poshtë në një varr të pashënuar në periferi të Budapestit.
Në rivarrimin e Nagyt, folësit, duke përfshirë të riun Viktor Orban, 26-vjeçar, bënë thirrje për zgjedhje të lira që do të rezultonin me largimin e të gjitha trupave sovjetike nga Hungaria.

12
Refugjatët gjermano-lindorë duke fjetur skaj rrugës ku kanë lënë makinat e tyre, në Budapest.
Me ndryshimin dramatik të Hungarisë drejt lirisë në vitin 1989, mijëra gjermano-lindorë që u përballën me përgjimet e vazhdueshme të policisë sekrete të Stasit filluan të lëviznin drejt lindjes. Hungaria ishte një nga "shtetet vëllazërore socialiste", në të cilat gjermano-lindorëve u lejohej të udhëtonin.