Ndërlidhjet

"Revolucioni është ende gjallë"

Një grua duke ecur pa hixhab në sheshin Azadi në Teheran, në janar.

Me muaj të tërë Assal u shfaq në publik pa hixhab në shenjë solidarizimi me protestat kundër qeverisë që tronditën Iranin.

Këto protesta filluan vrullshëm në shtator të vitit të kaluar ku pati edhe vrasje. Edhe pse këto protesta janë shuar gradualisht në javët e fundit, banorja e Tehranit ende vazhdon të shkelë ligjin për vendosje të detyrueshme të mbulesës, si shenjë e sfidimit të drejtpërdrejtë ndaj regjimit klerik të Iranit.

“Dua t’u tregoj [autoriteteve] se revolucioni është gjallë, duke vazhduar dhe se njerëzit tanë do të luftojnë me ta [autoritetet] në çdo mënyrë”, tha 32-vjeçarja, mjeke obstetër, për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, e cila kërkoi që emri i saj i plotë të mos përdoret për arsye sigurie.

“Të ecësh pa mbulesë në një qytet të mbushur me policë, nuk është gjë e lehtë. Më dridhet trupi nga frika, por unë kurrë nuk do të dorëzohem. Do të vazhdoj të protestoj”, shtoi Assal.

EXPOSÉ: Si po i kundërvihen vajzat regjimit të mullave

Një tjetër banore e Teheranit, Tanya, tha se gratë janë duke e larguar mbulesën si shenjë e qëndresës kundër institucionit klerik që i ka privuar nga të drejtat e tyre më elementare, duke përfshirë të drejtën për të zgjedhur se si shfaqen në publik.

“Gratë e shohin si të drejtë të tyre absolute, një e drejtë e cila iu është mohuar me vite... Unë po protestoj për status quo-në”, tha psikologia, e cila po ashtu kërkoi që emri i saj të mos publikohet.

Assal dhe Tanya janë vetëm dy nga grupi i grave iraniane që po shfaqen në publik me flokët e tyre të pambuluara, paraqitje kjo e bërë e

Ato janë inkurajuar nga protestat kundër regjimit në të cilat gratë luajtën një rol të madh.

Demonstratat filluan pas vdekjes në paraburgim më 16 shtator të 22-vjeçares Mahsa Amini, pasi ajo u arrestua nga policia e ashtuquajtur morale e Iranit për dyshime se kishte shkelur ligjin e hixhabit.

Protestat filluan si një reagim kundër zbatimit të ligjit të ashpër të hixhabit, por shpejt u shndërruan në një nga protestat më masive kundër regjimit-teokracisë së Iranit, me demonstruesit që kërkonin t'i jepej fund kontrollit klerik dhe kufizimit të lirive të tyre sociale dhe politike.

Gratë dhe vajzat hoqën dhe dogjën shamitë gjatë protestave. Me zbutjen e protestave, pas një goditjeje nga shteti që la mbi 500 të vdekur, gratë po shprehin zemërimin e tyre përmes akteve të mosbindjes civile.

Sipas Leyla Mirghafarit, një aktiviste për të drejtat e grave në Teheran, protestat kundër këtij detyrimi kanë rritur kundërshtimin e grave ndaj hixhabit, një nga shtyllat kryesore e republikës islamike.

Mirghafarit, e cila u arrestua në vitin 2018 për heqjen e shamisë së saj në publik, tha për Radion Evropa e Lirë se shumë iranianë janë të lodhur nga "ligji i padrejtë, represiv dhe kundër grave".

“Rinia nuk ka frikë”

Dy vjet pas Revolucionit Islamik më 1979, shamia u bë veshje e detyrueshme. Vajzat mbi nëntë vjeç dhe gratë duhet t'i përmbahen legjislacionit dhe të mbulojnë flokët në publik.

Me kalimin e viteve, shumë gra e kanë thyer rregullin dhe kanë shtyrë kufijtë e asaj që shoqëria e konsideron të përshtatshme, veçanërisht duke veshur mbulesa më të vogla ku mund të shihen flokët, si dhe mbulesa me ngjyra të ndryshme.

Fillimi i një jete pa hixhab

Kjo fotografi e 24 dhjetorit e një çifti të ri duke luajtur me borë, në një kodër mbi Teheran, është një nga disa imazhet e fundit që tregojnë gra iraniane pa hixhab në publik. Shamia islamike e kokës ka qenë e detyrueshme për gratë në Iran qysh në vitin 1983.
1/10 Kjo fotografi e 24 dhjetorit e një çifti të ri duke luajtur me borë, në një kodër mbi Teheran, është një nga disa imazhet e fundit që tregojnë gra iraniane pa hixhab në publik. Shamia islamike e kokës ka qenë e detyrueshme për gratë në Iran qysh në vitin 1983.
Mes protestave të vazhdueshme, disa gra iraniane kanë nisur të heqin hixhabin, apo shaminë e detyrueshme të kokës.
Pamje nga një treg në Teheran më 5 dhjetor.

Irani u përfshi nga protestat qysh në muajin shtator, kur Mahsa Amini, një grua iraniane-kurde, vdiq në paraburgim. Amini u arrestua nga policia e moralit në Teheran për "thyerje të rregullave" të hixhabit.
2/10 Pamje nga një treg në Teheran më 5 dhjetor.

Irani u përfshi nga protestat qysh në muajin shtator, kur Mahsa Amini, një grua iraniane-kurde, vdiq në paraburgim. Amini u arrestua nga policia e moralit në Teheran për "thyerje të rregullave" të hixhabit.
Mes protestave të vazhdueshme, disa gra iraniane kanë nisur të heqin hixhabin, apo shaminë e detyrueshme të kokës.
Dy gra, njëra prej të cilave pa shami në kokë, duke shëtitur në Teheran më 6 dhjetor.

Në vitin 1983, Qeveria islamike e Iranit miratoi një ligj, sipas të cilit "gratë që shfaqen në publik pa hixhab fetar, dënohen me 74 goditje me kamxhik". Megjithatë, dënimet e shkurtra me burg janë më të zakonshme.
3/10 Dy gra, njëra prej të cilave pa shami në kokë, duke shëtitur në Teheran më 6 dhjetor.

Në vitin 1983, Qeveria islamike e Iranit miratoi një ligj, sipas të cilit "gratë që shfaqen në publik pa hixhab fetar, dënohen me 74 goditje me kamxhik". Megjithatë, dënimet e shkurtra me burg janë më të zakonshme.
Mes protestave të vazhdueshme, disa gra iraniane kanë nisur të heqin hixhabin, apo shaminë e detyrueshme të kokës.
Një grua e re iraniane duke u fotografuar para bredhit të Vitit të Ri në Teheran më 25 dhjetor.

Viteve të fundit, gratë që policia iraniane e moralit konsideronte se shkelin ligjet për mbulimin e kokës, u detyruan të merrnin pjesë në leksione për "vlerat islame".
4/10 Një grua e re iraniane duke u fotografuar para bredhit të Vitit të Ri në Teheran më 25 dhjetor.

Viteve të fundit, gratë që policia iraniane e moralit konsideronte se shkelin ligjet për mbulimin e kokës, u detyruan të merrnin pjesë në leksione për "vlerat islame".
Mes protestave të vazhdueshme, disa gra iraniane kanë nisur të heqin hixhabin, apo shaminë e detyrueshme të kokës.
Një grua duke shëtitur në Teheran më 4 dhjetor.

Pas protestave masive që shkaktoi vdekja e Aminit, Irani - me sa duket - kufizoi patrullimet e policisë së moralit, në fillim të dhjetorit. Që atëherë, një numër i vogël, por në rritje i grave ka nisur të dalë në rrugë pa shami në kokë.
5/10 Një grua duke shëtitur në Teheran më 4 dhjetor.

Pas protestave masive që shkaktoi vdekja e Aminit, Irani - me sa duket - kufizoi patrullimet e policisë së moralit, në fillim të dhjetorit. Që atëherë, një numër i vogël, por në rritje i grave ka nisur të dalë në rrugë pa shami në kokë.
Mes protestave të vazhdueshme, disa gra iraniane kanë nisur të heqin hixhabin, apo shaminë e detyrueshme të kokës.
Një çift në Teheran më 6 dhjetor.
6/10 Një çift në Teheran më 6 dhjetor.
Mes protestave të vazhdueshme, disa gra iraniane kanë nisur të heqin hixhabin, apo shaminë e detyrueshme të kokës.
Gratë duke biseduar në një park në Teheran më 24 dhjetor.
7/10 Gratë duke biseduar në një park në Teheran më 24 dhjetor.
Mes protestave të vazhdueshme, disa gra iraniane kanë nisur të heqin hixhabin, apo shaminë e detyrueshme të kokës.
Pamje në Teheran më 6 dhjetor.

Në disa qytete jashtë Teheranit, kufizimet në veshje - me sa duket - mbeten në fuqi.
8/10 Pamje në Teheran më 6 dhjetor.

Në disa qytete jashtë Teheranit, kufizimet në veshje - me sa duket - mbeten në fuqi.
Mes protestave të vazhdueshme, disa gra iraniane kanë nisur të heqin hixhabin, apo shaminë e detyrueshme të kokës.
Një vajzë me kapele leshi duke luajtur në një park në Teheran më 24 dhjetor.
9/10 Një vajzë me kapele leshi duke luajtur në një park në Teheran më 24 dhjetor.
Mes protestave të vazhdueshme, disa gra iraniane kanë nisur të heqin hixhabin, apo shaminë e detyrueshme të kokës.
Një grua duke shikuar dekorimet për Vitin e Ri në Teheran më 25 dhjetor.

10/10 Një grua duke shikuar dekorimet për Vitin e Ri në Teheran më 25 dhjetor.

Mes protestave të vazhdueshme, disa gra iraniane kanë nisur të heqin hixhabin, apo shaminë e detyrueshme të kokës.
Previous slide
Next slide

Si asnjëherë më parë, shumë gra protestuan kundër ligjit të hixhabit më 2018 duke qëndruar para kutive të shërbimeve në qytetet e mëdha dhe duke valëvitur shamitë e tyre.

Zbatimi i ligjit të hixhabit ra dukshëm gjatë udhëheqjes së presidentit Hassan Rohani, një figurë relativisht moderne në qeveri nga viti 2013 deri më 2021. Por, nën ultrakonservatorin Ebrahim Raisi, policia morale e Iranit ka rritur aktivitetin e saj dhe ka përdorur më shumë forcë për të zbatuar atë që ata e kanë quajtur "hixhabi total".

Mahsa, nënë e dy fëmijëve, tha se edhe në qytetin e shenjtë të Mashhadit, një numër në rritje i grave po shfaqet në publik pa hixhab.

“Unë shkoj në pazar pa shami, e mbaj rreth qafës. Por, të rinjtë janë të patrembur. Disa nuk kanë as shami në kokë”, tha për Radion Evropa e Lirë Mahsa, e cila kërkoi që emri i saj i plotë të mos përdoret nga frika e hakmarrjes.

Autoritetet në dhjetor deklaruan se policia e moralit, e cila zbatoi kushtin e hixhabit, është shpërbërë. Megjithatë, ata lëshuan një paralajmërim se gjyqësori do të vazhdojë të kontrollojë se si gratë sillen dhe shfaqen në publik.

Zyrtarët kanë paralajmëruar së fundmi se do t’i penalizojnë ata që shkelin ligjin e hixhabit dhe kanë kërkuar nga gratë që t'i binden ligjit. Autoritetet, gjithashtu, i kanë mbyllur dyqanet, kafenetë, restorantet, madje edhe farmacitë, sepse pronarët ose menaxherët dyshohet se nuk i janë përmbajtur ligjit islamik dhe rregulloreve të hixhabit.

Shefi i gjyqësorit, Gholamhossein Mohseni Ejei, paralajmëroi më 6 mars se gratë që shkelin rregullin e hixhabit do të ndëshkohen, duke thënë se heqja e shamisë tregon "armiqësi ndaj pushtetit dhe vlerave të tij".

Assal është në dijeni se ajo mund të arrestohet ose gjobitet për shkelje të ligjit. Por, ajo vazhdon të qëndrojë pas vendimit të saj.

“Edhe nëse më arrestojnë, nuk mund të bëjnë [shumë]. Protesta ime është më e rëndësishme”, tha ajo.

Edhe gratë që sapo ishin liruar nga burgu janë parë në publik pa shami.
Një prej tyre është regjisorja Mojgan Ilanlou, e cila në tetor u shfaq në publik pa hixhab dhe u dënua me 74 fshikullime me kamxhik dhe 10 vjet burgim.

Ilanlou u shfaq para burgut famëkeq Evin të Teheranit pa shami në shenjën fitoreje pasi u lirua në shkurt si pjesë e një amnistie të mandatuar nga Udhëheqësi Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Disa komentues nga Irani janë shprehur se autoritetet janë duke e zhvilluar një betejë të humbur.

“Numri i grave që shfaqen në rrugë pa shami është mbresëlënës”, shkroi komentatori konservator Mohammad Mohajeri në një artikull të botuar në nëntor.

Protesta nëpër botë pas vdekjes së Mahsa Aminit në paraburgim

Portestuesit u përballën me policinë e speciale derisa po merrnin pjesë në një demonstratë në mbështetje të protestuesve iranianë në Paris, më 25 shtator 2022.
1/20 Portestuesit u përballën me policinë e speciale derisa po merrnin pjesë në një demonstratë në mbështetje të protestuesve iranianë në Paris, më 25 shtator 2022.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Homazhe të organizuara nga studentë dhe aktivistë nga Universiteti i Delhit në mbështetje të protestave kundër regjimit në Iran pas vdekjes së Mahsa Amini. Nju Delhi, Indi, 26 shtator 2022.
2/20 Homazhe të organizuara nga studentë dhe aktivistë nga Universiteti i Delhit në mbështetje të protestave kundër regjimit në Iran pas vdekjes së Mahsa Amini. Nju Delhi, Indi, 26 shtator 2022.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Një grua duke mbajtur në prehër vajzën e saj gjatë homazheve dhe protestave kundër vdekjes së Mahsa Amini, jashtë ndërtesës Federale Wilshire në Los Anxhelos, më 22 shtator.
3/20 Një grua duke mbajtur në prehër vajzën e saj gjatë homazheve dhe protestave kundër vdekjes së Mahsa Amini, jashtë ndërtesës Federale Wilshire në Los Anxhelos, më 22 shtator.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Një protestuese mban një pankartë me mbishkrimin "Ky është imazhi i popullit tim. Bëhuni zëri i iranianeve"gjatë një demonstrate në Paris në mbështetje të protestuesve iranianë.
4/20 Një protestuese mban një pankartë me mbishkrimin "Ky është imazhi i popullit tim. Bëhuni zëri i iranianeve"gjatë një demonstrate në Paris në mbështetje të protestuesve iranianë.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Një grua duke protestuar në Teheran.
5/20 Një grua duke protestuar në Teheran.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Protestuesit kurdë irakianë dhe iranianë jashtë zyrave të OKB-së në Arbil, duke mbajtur lart një pankartë me imazhin e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila vdiq derisa ishte e paraburgosur nga autoritetet iraniane.
6/20 Protestuesit kurdë irakianë dhe iranianë jashtë zyrave të OKB-së në Arbil, duke mbajtur lart një pankartë me imazhin e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila vdiq derisa ishte e paraburgosur nga autoritetet iraniane.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Gratë anëtare të grupeve feministe dhe migrantë iranianë gjatë një demonstrate në mbështetje të Mahsa Aminit, në Santiago, Kili.
7/20 Gratë anëtare të grupeve feministe dhe migrantë iranianë gjatë një demonstrate në mbështetje të Mahsa Aminit, në Santiago, Kili.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Njerëzit duke protestuar kundër regjimit iranian në sheshin Mel Lastman në Toronto, Ontario.
8/20 Njerëzit duke protestuar kundër regjimit iranian në sheshin Mel Lastman në Toronto, Ontario.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Një grua në Santiago mban një pankartë gjatë një tubimi në shenjë solidariteti me protestuesit në Iran pas vdekjes së Mahsa Aminit javën e kaluar në Iran derisa po mbahej në paraburgim pasi ishte arrestuar nga policia iraniane e moralit.
9/20 Një grua në Santiago mban një pankartë gjatë një tubimi në shenjë solidariteti me protestuesit në Iran pas vdekjes së Mahsa Aminit javën e kaluar në Iran derisa po mbahej në paraburgim pasi ishte arrestuar nga policia iraniane e moralit.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Një grua refugjate iraniane që jeton në Greqi duke prerë flokët gjatë një demonstrate në Athinë, më 24 shtator 2022,
10/20 Një grua refugjate iraniane që jeton në Greqi duke prerë flokët gjatë një demonstrate në Athinë, më 24 shtator 2022,
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Një grua iraniane, e cila jeton në Turqi duke protestuar jashtë Konsullatës iraniane në Stamboll, më 21 shtator.
11/20 Një grua iraniane, e cila jeton në Turqi duke protestuar jashtë Konsullatës iraniane në Stamboll, më 21 shtator.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Në shenjë solidariteti me gratë iraniane, disa gra djegin shamitë gjatë një proteste në qytetin e kontrolluar nga kurdët, Qamishli në Siri.
12/20 Në shenjë solidariteti me gratë iraniane, disa gra djegin shamitë gjatë një proteste në qytetin e kontrolluar nga kurdët, Qamishli në Siri.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Nasibe Samsaei, një grua iraniane që jeton në Turqi, duke prerë flokët gjatë protestës në Stamboll.
13/20 Nasibe Samsaei, një grua iraniane që jeton në Turqi, duke prerë flokët gjatë protestës në Stamboll.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Demonstruesit duke u përleshur me policinë gjatë protestës jashtë Ambasadës iraniane në Athinë, më 22 shtator.
14/20 Demonstruesit duke u përleshur me policinë gjatë protestës jashtë Ambasadës iraniane në Athinë, më 22 shtator.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Demonstruesit inë Nju Jork duke i bërë thirrje presidentit iranian, Ebrahim Raisi, të japë dorëheqje.
15/20 Demonstruesit inë Nju Jork duke i bërë thirrje presidentit iranian, Ebrahim Raisi, të japë dorëheqje.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Një grua tregon një artikull gazete ku shkruan në persisht "Ishte Ershad?" termi për policinë morale të Iranit, gjatë një proteste jashtë Konsullatës së Iranit në Stamboll.
16/20 Një grua tregon një artikull gazete ku shkruan në persisht "Ishte Ershad?" termi për policinë morale të Iranit, gjatë një proteste jashtë Konsullatës së Iranit në Stamboll.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Aktivistet kurde duke protestuar në Sheshin e Martirëve në qendër të Bejrutit, Liban.
17/20 Aktivistet kurde duke protestuar në Sheshin e Martirëve në qendër të Bejrutit, Liban.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Anëtarët e grupit aktivist feminist Femen me fjalët "Grua, jetë, liri" të shkruara në gjoks e të zhveshura duke protestuar jashtë Ambasadës së Iranit në Madrid, më 23 shtator.
18/20 Anëtarët e grupit aktivist feminist Femen me fjalët "Grua, jetë, liri" të shkruara në gjoks e të zhveshura duke protestuar jashtë Ambasadës së Iranit në Madrid, më 23 shtator.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Një grua duke shkurtuar flokët në shenjë solidariteti, Bolonjë, Itali, siç tregohet në këtë montazh të imazheve të marra nga një video në mediat sociale.
19/20 Një grua duke shkurtuar flokët në shenjë solidariteti, Bolonjë, Itali, siç tregohet në këtë montazh të imazheve të marra nga një video në mediat sociale.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Protestues duke prerë flokët në shenjë solidariteti me gratë në Iran, Berlin.
20/20 Protestues duke prerë flokët në shenjë solidariteti me gratë në Iran, Berlin.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Previous slide
Next slide

Ai e krahasoi kërkesën e hixhabit me shpërfilljen e përhapur të iranianëve për ligjin kundër antenës satelitore, duke shtuar se është e mundur që ajo që ne po shohim aktualisht, mund të bëhet normë.

Aktivisti i të drejtave me bazë në Kanada, Azam Jangravi, tha se hixhabi është simbol i "problemeve me të cilat përballen gratë në Iran".

“Hixhabi [i detyrueshëm] është pasqyrë e gjithë padrejtësisë dhe shtypjes me të cilën janë përballur gratë”, tha Jangravi për Radion Evropa e Lirë, e cila ishte në mesin e grave të arrestuara në vitin 2018 për protesta ndaj hixhabit.

Përgatiti: Albina Kastrati
XS
SM
MD
LG