Refugjatët ukrainas mbeten të pastrehë pasi Hungaria ua ndal ndihmat
Të paktën 120 qytetarë ukrainas, kryesisht nga rajoni i Transkarpateve, mbetën pa strehë, derisa mijëra të tjerë përballen me dëbim pasi Hungaria po zbaton një dekret që kufizon strehimin e subvencionuar nga shteti për ata që janë prekur drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Olga Berki, e fotografuar me mbesën e saj, iku nga Badalo, Transkarpatia, duke lënë pas burrin e saj dhe anëtarë të tjerë të familjes, në mesin e tyre edhe një dajë, i cili vdiq duke luftuar ndaj forcave ruse.

6
Olga (djathtas) dhe vajza e saj Kata (majtas, duke mbajtur vajzën e saj) tani jetojnë në këtë vend.

7
Shumë prej të zhvendosurve ose po paguajnë për strehimin e tyre, ose po qëndrojnë me familjen, miqtë ose vullnetarët, në përpjekje për të gjetur stabilitet në mes të luftës së vazhdueshme.

8
Organizatat qytetare paralajmërojnë se legjislacioni i ri mund të lërë mijëra refugjatë të pastrehë, pasi shumë prej tyre nuk kanë mjete për të paguar për strehim, ose nuk janë të gatshëm të kthehen në shtëpi derisa vazhdon pushtimi rus i Ukrainës.