Refugjatët ukrainas mbeten të pastrehë pasi Hungaria ua ndal ndihmat
Të paktën 120 qytetarë ukrainas, kryesisht nga rajoni i Transkarpateve, mbetën pa strehë, derisa mijëra të tjerë përballen me dëbim pasi Hungaria po zbaton një dekret që kufizon strehimin e subvencionuar nga shteti për ata që janë prekur drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Përfaqësuesi i Qeverisë, Norbert Pal, e mbrojti ndryshimin si "të arsyeshëm dhe proporcional" pas dy vjetësh e gjysmë lufte. Ai i tha gazetës proqeveritare, Magyar Nemzet, se "ata që donin të ngriheshin përsëri në këmbë në Hungari, kanë mundur ta bëjnë këtë".

10
Kur trupat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt 2022, Këshilli i Bashkimit Evropian aktivizoi Direktivën e tij të Mbrojtjes së Përkohshme të vitit 2001, duke u dhënë refugjatëve ukrainas leje qëndrimi, qasje në shërbime publike dhe në tregun e punës në vendet pritëse.

11
Aktualisht janë rreth 4.19 milionë ukrainas të zhvendosur në të gjithë Bashkimin Evropian – me mbi 1.2 milion në Gjermani, gati 1 milion në Poloni dhe 400.000 në Republikën Çeke – që janë më pak se numri i zhvendosurve në Hungari.