Refugjatët ukrainas mbeten të pastrehë pasi Hungaria ua ndal ndihmat
Të paktën 120 qytetarë ukrainas, kryesisht nga rajoni i Transkarpateve, mbetën pa strehë, derisa mijëra të tjerë përballen me dëbim pasi Hungaria po zbaton një dekret që kufizon strehimin e subvencionuar nga shteti për ata që janë prekur drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Fëmijët qëndrojnë pranë njëri-tjetrit që të rrinë ngrohtë ndërsa përpiqen të flenë në trotuar me gjërat e tyre në qytetin hungarez, Kocs, rreth 70 kilometra në perëndim të Budapestit, më 22 gusht.
Ata u dëbuan nga një vend ku ishin strehuar e që ishte në pronësi private pasi një udhëzim i Qeverisë hungareze kufizoi strehimin falas për refugjatët nga rajonet e prekura nga konflikti i Ukrainës.
Ata u dëbuan nga një vend ku ishin strehuar e që ishte në pronësi private pasi një udhëzim i Qeverisë hungareze kufizoi strehimin falas për refugjatët nga rajonet e prekura nga konflikti i Ukrainës.

2
Refugjatët, nën mbikëqyrjen e rojeve civile, ngritën një kamp pranë një stacioni autobusi pasi u dëbuan nga vendet ku ishin strehuar përkohësisht.

3
Dyshekët e dhuruar u shpërndahen familjarëve me fëmijë të vegjël derisa përgatiten për ta kaluar natën në stacionin e autobusëve.

4
Gjatë gjithë natës, policia monitoroi zonën për t'u siguruar që fëmijët të mos dilnin në rrugë.