Ndërlidhjet

Reagimet në botë për sulmin në zonën e Moskës

Forca të sigurisë pranë vendit ku ndodhi sulmi në zonën e Moskës, 22 mars 2024.

Së paku 60 njerëz u vranë dhe mbi 140 të tjerë u plagosën kur persona të armatosur hapën zjarr me armë automatike në një sallë koncertesh pranë Moskës, të premten mbrëma.

Shteti Islamik - grup militant që dikur kishte kontrollin e shumë zonave në Irak dhe Siri - mori përgjegjësinë për sulmin.

Atë e pasuan shumë reagime në botë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se “imazhet janë thjesht të tmerrshme dhe thjesht të vështira për t’u parë”.

“Mendimet tona, padyshim, do të jenë me viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm”, tha Kirby.

Bashkimi Evropian tha përmes një zëdhënësi se është “i tronditur dhe i tmerruar nga raportet” dhe se “dënon çdo sulm kundër civilëve”.

“Mendimet tona janë me të gjithë qytetarët e prekur rusë”, tha ai.

Kryeministrja e Italisë, Girogia Meloni, tha se Qeveria e saj e dënon “këtë akt të urryer terrorizmi”.

“Tmerri i masakrës së civilëve të pafajshëm në Moskë është i papranueshëm”, tha Meloni.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Francës, pamjet nga Moska “janë të tmerrshme”.

“Mbi këto akte të urryera duhet hedhur dritë”, tha ajo.

“Prapavija duhet të sqarohet shpejt”, tha edhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë.

“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave”, shtoi ajo.

Sulmi në periferi të Moskës nëpërmjet fotografive

Ndërtesa e sallës së koncerteve Crocus City Hall e përfshirë nga flakët.
1/9 Ndërtesa e sallës së koncerteve Crocus City Hall e përfshirë nga flakët.
Së paku 60 njerëz u vranë dhe më shumë se 140 të tjerë u plagosën në një sulm në një sallë koncertesh pranë Moskës, bënë të ditur autoritetet në Rusi. Sipas mediave atje, disa persona hapën zjarr me pushkë automatike. Kremlini tha se dënon "sulmin e përgjakshëm terrorist". (Përgatiti: Valona Tela)
Sipas mediave ruse, disa persona hapën zjarr me pushkë automatike në sallën ku do të mbahej një koncert i grupit Piknik.
2/9 Sipas mediave ruse, disa persona hapën zjarr me pushkë automatike në sallën ku do të mbahej një koncert i grupit Piknik.
Së paku 60 njerëz u vranë dhe më shumë se 140 të tjerë u plagosën në një sulm në një sallë koncertesh pranë Moskës, bënë të ditur autoritetet në Rusi. Sipas mediave atje, disa persona hapën zjarr me pushkë automatike. Kremlini tha se dënon "sulmin e përgjakshëm terrorist". (Përgatiti: Valona Tela)
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë zjarr dhe shtëllunga tymi mbi ndërtesën e sulmuar.
3/9 Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë zjarr dhe shtëllunga tymi mbi ndërtesën e sulmuar.
Së paku 60 njerëz u vranë dhe më shumë se 140 të tjerë u plagosën në një sulm në një sallë koncertesh pranë Moskës, bënë të ditur autoritetet në Rusi. Sipas mediave atje, disa persona hapën zjarr me pushkë automatike. Kremlini tha se dënon "sulmin e përgjakshëm terrorist". (Përgatiti: Valona Tela)
Dhjetëra autoambulanca në vendngjarje.
4/9 Dhjetëra autoambulanca në vendngjarje.
Së paku 60 njerëz u vranë dhe më shumë se 140 të tjerë u plagosën në një sulm në një sallë koncertesh pranë Moskës, bënë të ditur autoritetet në Rusi. Sipas mediave atje, disa persona hapën zjarr me pushkë automatike. Kremlini tha se dënon "sulmin e përgjakshëm terrorist". (Përgatiti: Valona Tela)
Forcat e sigurisë para ndërtesës ku ndodhi sulmi.
5/9 Forcat e sigurisë para ndërtesës ku ndodhi sulmi.
Së paku 60 njerëz u vranë dhe më shumë se 140 të tjerë u plagosën në një sulm në një sallë koncertesh pranë Moskës, bënë të ditur autoritetet në Rusi. Sipas mediave atje, disa persona hapën zjarr me pushkë automatike. Kremlini tha se dënon "sulmin e përgjakshëm terrorist". (Përgatiti: Valona Tela)
Kremlini e dënoi "sulmin e përgjakshëm terrorist".
6/9 Kremlini e dënoi "sulmin e përgjakshëm terrorist".
Së paku 60 njerëz u vranë dhe më shumë se 140 të tjerë u plagosën në një sulm në një sallë koncertesh pranë Moskës, bënë të ditur autoritetet në Rusi. Sipas mediave atje, disa persona hapën zjarr me pushkë automatike. Kremlini tha se dënon "sulmin e përgjakshëm terrorist". (Përgatiti: Valona Tela)
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta dënojë sulmin.
7/9 Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta dënojë sulmin.
Së paku 60 njerëz u vranë dhe më shumë se 140 të tjerë u plagosën në një sulm në një sallë koncertesh pranë Moskës, bënë të ditur autoritetet në Rusi. Sipas mediave atje, disa persona hapën zjarr me pushkë automatike. Kremlini tha se dënon "sulmin e përgjakshëm terrorist". (Përgatiti: Valona Tela)
Sulmuesit brenda sallës së koncerteve.
8/9 Sulmuesit brenda sallës së koncerteve.
Së paku 60 njerëz u vranë dhe më shumë se 140 të tjerë u plagosën në një sulm në një sallë koncertesh pranë Moskës, bënë të ditur autoritetet në Rusi. Sipas mediave atje, disa persona hapën zjarr me pushkë automatike. Kremlini tha se dënon "sulmin e përgjakshëm terrorist". (Përgatiti: Valona Tela)
"Një tragjedi e tmerrshme ndodhi sot në Crocus City", tha kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin.
9/9 "Një tragjedi e tmerrshme ndodhi sot në Crocus City", tha kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin.
Së paku 60 njerëz u vranë dhe më shumë se 140 të tjerë u plagosën në një sulm në një sallë koncertesh pranë Moskës, bënë të ditur autoritetet në Rusi. Sipas mediave atje, disa persona hapën zjarr me pushkë automatike. Kremlini tha se dënon "sulmin e përgjakshëm terrorist". (Përgatiti: Valona Tela)
Previous slide
Next slide

Ukraina, e cila tash e dy vjet lufton kundër pushtimit rus, mohoi se ka ndonjë rol në sulm.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky, tha se “pavarësisht të gjithave, çdo gjë do të vendoset në fushëbetejë”.

Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil, tha se vendi i tij qëndron “në solidaritet me Qeverinë ruse”.

“Ne shprehim dënimin tonë më të fuqishëm për sulmin e armatosur kundër civilëve në Moskë”, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha përmes një zëdhënësi se “e dënon sulmin në termat më të fuqishëm të mundshëm”.

Përgatiti: Valona Tela

XS
SM
MD
LG