Ndërlidhjet

Qeveria rrit shtesat për lehonat


Mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Lehonat e punësuara dhe të papunësuara në Kosovë nga muaji i ardhshëm do të marrin shtesa me rritje, që ndahen nga Qeveria.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha gjatë mbledhjes së ekzekutivit më 5 qershor tha se rritja e shtesave është bërë me qëllim që të reflektojë rritjen e pagës minimale.

Për lehonat e papunësuara shtesa nga 170 euro do të jetë 325.9 euro neto për gjashtë muaj, ndërkaq për lehonat e punësuara, Qeveria do të ndajë shtesë me vlerë të njëjtë për tre muaj.

Lehonat e punësuara marrin vlerën e pagës minimale për tre muaj, sipas Ligjit të punës.

Sa i përket kostos për rritjen e shtesave, për pjesën e mbetur të vitit, ekzekitivi tha se duhet të alokohen 10 milionë euro shtesë.

Kurti tha se për lehonat e papunësuara, Qeveria për gjashtë muaj, duke llogaritur shtesat për fëmijë, do t’i ndihmojë ato me 2.075 euro. Mbi 2.000 euro, sipas tij, do të ndihmohen edhe lehonat e punësuara.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Qeverisë në detyrë po ashtu miratuan ndarjen e mjeteve për zbatimin e pjesës së dytë të vendimit për rritjen e pagës për punonjësit e sektorit publik.

Kurti tha se nga 755 sa ishte paga mesatare, tani ajo arrin në 865, apo një rritje për 48 për qind.

Zbatimi i vendimit për paga është ndarë në dy faza. Nga janari, punonjësit e sektorit publik morën pagë me rritje për 55 euro, ndërkaq nga korriku ata do të marrin edhe 55 euro shtesë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG