Ndërlidhjet

Strategjia çeçene, rrezik edhe për Ukrainën

Qyteti i shkatërruar i Groznit në Çeçeni. Mars, 1999.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia duket se po shkon më ngadalë seç pritej dhe presidenti rus, Vladimir Putin, mund të nisë të përdorë taktikat e luftës në Çeçeni, të viteve 1990 dhe 2000, thotë një aktivist rus i të drejtave të njeriut.

Duke folur për kanalin Current Time të Radios Evropa e Lirë, drejtori i Qendrës Memorial, Aleksandr Cherkasov, thotë se forcat ruse në Ukrainë janë duke kryer gjithnjë e më shumë sulme me artileri dhe raketa, derisa u afrohen zonave të banuara.

“Putin ka filluar në Çeçeni në të njëjtën mënyrë sikurse në Ukrainë. Edhe atje [në Çeçeni] ka filluar me një luftë që fillimisht është quajtur ‘operacion antiterrorist’ dhe nuk është përshkruar si konflikt i armatosur”, kujton Cherkasov.

Lufta e Parë në Çeçeni është zhvilluar në periudhën 1994-96, ndërsa e dyta ka nisur më 1999, kur Moska ka dërguar forca për të shuar lëvizjet e armatosura dhe politike në Çeçeni, që synonin shkëputjen nga Rusia.

Forcat ruse në Çeçeni. Tetor, 1999.
Forcat ruse në Çeçeni. Tetor, 1999.

Kremlini ka përdorur këmbësorinë, aeroplanët, tanket dhe artilerinë gjatë bombardimit të kryeqytetit Grozni dhe të pjesëve të tjera të Çeçenisë, duke vrarë edhe dhjetëra mijëra civilë.

Gjatë të dyja luftërave, Qendra Memorial ka ndihmuar viktimat dhe refugjatët nga konflikti dhe ka qenë pjesë e negociatave kur janë marrë pengje apo janë shkëmbyer të burgosur. Memorial gjithashtu ka bërë përpjekje të mbrojë të drejtat e ushtarëve rusë dhe të të afërmve të tyre.

Cherkasov thotë se ka frikë se Kremlini do të përsërisë në Ukrainë pjesë të strategjisë në Çeçeni, sidomos tani kur forcat ruse përballen me rezistencë më të fortë seç pritej nga forcat ukrainase.

Një burrë me fëmijën në krah duke ikur nga sulmet e ushtrisë ruse në qytetin Irpin të Ukrainës. Mars, 2022.

Ashtu sikurse në Çeçeni, Qeveria ruse i është kthyer gjithashtu censurës brenda Rusisë, duke i shitur publikut versionin e saj të luftës.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, autoritetet ruse kanë vendosur censurë të re, duke ndaluar shumë organizata lajmesh dhe duke bllokuar faqet e internetit të mediave sociale.

Një legjislacion i ri parasheh deri në 15 vjet burgim për shpërndarjen e materialeve që hedhin poshtë deklaratat zyrtare në lidhje me ushtrinë ruse.

Ngjashëm me Ukrainën, viktimat në mesin e ushtarëve rusë janë mohuar ose minimizuar edhe gjatë luftërave në Çeçeni; Kremlini e ka cilësuar konfliktin si operacion kundër “terroristëve”, siç bën tani në Ukrainë, ku e quan operacion kundër “fashistëve”, thotë Cherkasov.

Një tjetër Grozni?

Pas zgjedhjes së befasishme për kryeministër nga presidenti rus, Boris Yeltsin, në vitin 1999, një nga veprimet e para të mëdha të Putinit ka qenë mbikëqyrja e një ofensive në shkallë të gjerë kundër rebelëve në Çeçeni.

Edhe pse Putin ka mohuar se po përgatitej për pushtim tokësor, dhjetëra mijëra trupa ruse janë urdhëruar të futen në rajonin separatist me shumicë myslimane, së bashku me bombardime nga ajri, që kanë rrafshuar Groznin.

“[Media shtetërore] edhe atëherë ka thënë se ushtria po kryen sulme precize, por çfarë sulmesh precize kemi parë?”, pyetet Cherkasov.

“Ka pasur sulme në qendër të Groznit, sulme me raketa në tregje, në postë e madje në maternitete”, thotë ai.

Një lagje e shkatërruar në Grozni. Shkurt, 2000.

Grozni, i cili ka qenë i dëmtuar rëndë gjatë Luftës së Parë Çeçene, është përshkruar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si qyteti më i shkatërruar në botë, pas konfliktit të dytë që ka nisur më 1999.

“Putin është sjellë si kamikaz politik, duke hedhur të gjithë kapitalin e tij politik në luftë”, ka shkruar më vonë Yeltsin në kujtimet e tij.

Luftimet në Ukrainë janë përshkallëzuar, pasi forcat ruse kanë filluar të mbështeten më shumë në sulmet me artileri dhe raketa dhe janë duke shënjestruar gjithnjë e më shumë zonat e banuara në qytetet e rrethuara: Kiev, Harkiv, Mariuopol etj.

Vdekjet e civilëve shtohen teksa Rusia vazhdon bombardimet në Ukrainë

Trupat e civilëve që u vranë më 6 mars, teksa po përpiqeshin të largoheshin nga Irpini, gjatë granatimeve dhe bombardimeve të fuqishme nga forcat ruse.
1/18 Trupat e civilëve që u vranë më 6 mars, teksa po përpiqeshin të largoheshin nga Irpini, gjatë granatimeve dhe bombardimeve të fuqishme nga forcat ruse.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Ushtarët ukrainas duke bartur foshnja, teksa i ndihmonin një familjeje në ikje për të gjetur një automjet, pas kalimit të lumit të Irpinit, në periferi të Kievit, më 5 mars.
2/18 Ushtarët ukrainas duke bartur foshnja, teksa i ndihmonin një familjeje në ikje për të gjetur një automjet, pas kalimit të lumit të Irpinit, në periferi të Kievit, më 5 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Banorët lokalë duke vrapuar për të gjetur strehim më 6 mars, teksa iknin nga qyteza e Irpinit, pas granatimeve të fuqishme në të vetmën rrugë largimi të përdorur nga banorët, ndërsa trupat ruse avanconin drejt kryeqytetit, Kievit.
3/18 Banorët lokalë duke vrapuar për të gjetur strehim më 6 mars, teksa iknin nga qyteza e Irpinit, pas granatimeve të fuqishme në të vetmën rrugë largimi të përdorur nga banorët, ndërsa trupat ruse avanconin drejt kryeqytetit, Kievit.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Një shtëpi e kapluar nga zjarri, pas granatimeve në qytezën e Irpinit, 26 kilometra në perëndim të Kievit, më 4 mars.
4/18 Një shtëpi e kapluar nga zjarri, pas granatimeve në qytezën e Irpinit, 26 kilometra në perëndim të Kievit, më 4 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Dëmet nga granatimet prej forcave ruse, në qytetin e Izjumit, në rajonin e Harkivit.
5/18 Dëmet nga granatimet prej forcave ruse, në qytetin e Izjumit, në rajonin e Harkivit.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Një burrë dhe një fëmijë duke u përpjekur për të ikur nga qyteza e Irpinit, më 6 mars, pas granatimeve të fuqishme nga forcat ruse.
6/18 Një burrë dhe një fëmijë duke u përpjekur për të ikur nga qyteza e Irpinit, më 6 mars, pas granatimeve të fuqishme nga forcat ruse.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Një banor duke lëvizur pranë një shtëpie të përfshirë nga flakët, pas bombardimeve të fuqishme nga forcat ruse në Irpin, më 6 mars.
7/18 Një banor duke lëvizur pranë një shtëpie të përfshirë nga flakët, pas bombardimeve të fuqishme nga forcat ruse në Irpin, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Civilët ukrainas duke u grumbulluar nën një urë të shkatërruar, teksa përpiqeshin të iknin nga Irpini, në periferi të Kievit, më 5 mars.
8/18 Civilët ukrainas duke u grumbulluar nën një urë të shkatërruar, teksa përpiqeshin të iknin nga Irpini, në periferi të Kievit, më 5 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Një grumbull i madh i qytetarëve ukrainas, nën një urë të shkatërruar, gjatë përpjekjeve për të kaluar lumin e Irpinit, më 5 mars.
9/18 Një grumbull i madh i qytetarëve ukrainas, nën një urë të shkatërruar, gjatë përpjekjeve për të kaluar lumin e Irpinit, më 5 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Njerëzit duke kaluar mbi një urë të shkatërruar, gjatë përpjekjeve për të ikur nga qyteza e Irpinit, më 5 mars.
10/18 Njerëzit duke kaluar mbi një urë të shkatërruar, gjatë përpjekjeve për të ikur nga qyteza e Irpinit, më 5 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Dy njerëz duke qëndruar pranë një grope të madhe, të shkaktuar nga një predhë, para një shtëpie të dëmtuar nga granatimet e fundit në Harkiv, më 6 mars.
11/18 Dy njerëz duke qëndruar pranë një grope të madhe, të shkaktuar nga një predhë, para një shtëpie të dëmtuar nga granatimet e fundit në Harkiv, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Zjarrfikësit duke shuar një zjarr, pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë në aeroportin ndërkombëtar të Vinitsjës, më 6 mars.
12/18 Zjarrfikësit duke shuar një zjarr, pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë në aeroportin ndërkombëtar të Vinitsjës, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Artileria ukrainase duke shtënë në drejtim të trupave ruse, në veri të Kievit, afër Makarivit, më 6 mars.
13/18 Artileria ukrainase duke shtënë në drejtim të trupave ruse, në veri të Kievit, afër Makarivit, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Ushtria ukrainase duke shtënë ndaj pushtuesve rusë, në veri të Kievit, më 6 mars.
14/18 Ushtria ukrainase duke shtënë ndaj pushtuesve rusë, në veri të Kievit, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Pjesëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës duke mbajtur armë të avancuara kundërtanke, në një pikë kontrolli në Kiev, më 6 mars.
15/18 Pjesëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës duke mbajtur armë të avancuara kundërtanke, në një pikë kontrolli në Kiev, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Forcat e armatosura ukrainase duke shtënë në drejtim të pozicioneve të mbajtura nga rusët, në periferi të Kievit, më 6 mars.
16/18 Forcat e armatosura ukrainase duke shtënë në drejtim të pozicioneve të mbajtura nga rusët, në periferi të Kievit, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, duke vizituar një pikë kontrolli të Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, në Kiev, më 6 mars.
17/18 Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, duke vizituar një pikë kontrolli të Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, në Kiev, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Një fëmijë duke u përshëndetur me të atin e tij, nëpërmjet dritares së një treni që po nisej drejt Lvivit, nga stacioni kryesor i trenave në Kiev, më 6 mars.
18/18 Një fëmijë duke u përshëndetur me të atin e tij, nëpërmjet dritares së një treni që po nisej drejt Lvivit, nga stacioni kryesor i trenave në Kiev, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Previous slide
Next slide

Mbi 2,000 viktima civile janë raportuar që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

“Është e tmerrshme për mua të mendoj se kjo po ndodh përsëri”, thotë Cherkasov.

Përgatiti: Valona Tela
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG