Më 13 tetor, Policia e Kosovës nisi një aksion kundër kontrabandës së mallrave në disa lokacione në Kosovë, përfshirë edhe komunat në veri. Serbët lokalë në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan kundërshtuan këtë aksion dhe policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Protesta në veri kundër aksionit policor
![Rreth 200 qytetarë u mblodhën dhe disa vendosën kamionë në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashë, në Rudare të Zveçanit për të kundështuar aksionin kundër kontrabandës. 13 tetor 2021. ](https://gdb.rferl.org/023f0000-0aff-0242-ef64-08d98e3a6bfd_w1024_q10_s.jpg)
13
Rreth 200 qytetarë u mblodhën dhe disa vendosën kamionë në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashë, në Rudare të Zveçanit për të kundështuar aksionin kundër kontrabandës. 13 tetor 2021.
![Serbët lokalë bllokuan rrugën magjistrale Prishtinë-Rashë në vendbanimin Rudare në Komunë e Zveçanit. 13 tetor 2021. ](https://gdb.rferl.org/023f0000-0aff-0242-8a42-08d98e3a69f4_w1024_q10_s.jpg)
14
Serbët lokalë bllokuan rrugën magjistrale Prishtinë-Rashë në vendbanimin Rudare në Komunë e Zveçanit. 13 tetor 2021.
![Mallra ushqimore, që sipas Policisë së Kosovës u sekuestruan në aksionin e 13 tetorit. ](https://gdb.rferl.org/023f0000-0aff-0242-0483-08d98e1f5eeb_w1024_q10_s.jpg)
15
Mallra ushqimore, që sipas Policisë së Kosovës u sekuestruan në aksionin e 13 tetorit.