Punëtorët e Telekomit protestojnë për paga
Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë protestuar para objektit të qeverisë pasi ata nuk kanë marrë paga që dy muaj për shkak të bllokimit të xhirollogarive. Punëtorët kanë kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të gjejnë një zgjidhje. Llogaritë e Telekomit janë bllokuar nga kompania private Z-mobile, e cila ka fituar një rast kundër Telekomit në një gjykatë arbitrazhi, dhe tash përmes përmbaruesit është duke marrë paratë e borxhit që kap shifrën mbi 20 milionë euro.
Facebook Forum