Protesta e Vetëvendosjes para Prokurorisë së Shtetit
Lëvizja Vetëvendosje organizoi të premten një protestë në Prishtinë kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe korrupsionit, siç u tha, në rritje në Kosovë. Masa e tubuar brohoriti: ‘Me hajna nuk ka shtet’, ‘Lumez ik, duam Republikë’, ndërsa në pankartat që protestuesit mbanin në duar shkruante: ‘Po drejtësisë, jo korrupsionit”.
Facebook Forum