Punëtorët kërkojnë t'iu vlerësohet mundi
Më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, punëtorët e sektorit privat protestuan në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira të punës. Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi, tha se për shkak të kushteve të këqija, mijëra punëtorë po ikin nga Kosova. Ai tha se nga Qeveria e Kosovës nuk kërkojnë lëmoshë, por “kërkojmë që djersa jonë të paguhet”. Në Prishtinë u mbajt edhe një protestë tjetër, ku u kërkua barazi në shoqëri. Protesta punëtorët kanë mbajtur edhe në Shkup, Beograd dhe Sarajevë.
![Protestuesit thanë se për shkak të kushteve jo të mira të punës, mijëra punëtorë po kërkojnë që të largohen nga Kosova. ](https://gdb.rferl.org/02be0000-0aff-0242-15f5-08da2b578a8d_w1024_q10_s.jpg)
5
Protestuesit thanë se për shkak të kushteve jo të mira të punës, mijëra punëtorë po kërkojnë që të largohen nga Kosova.
![Një qytetare fotografon protestuesit të cilët marshuan nga sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar, që gjendet përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. ](https://gdb.rferl.org/08c10000-0a00-0242-515b-08da2b578468_w1024_q10_s.jpg)
6
Një qytetare fotografon protestuesit të cilët marshuan nga sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar, që gjendet përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
![Organizatorët e protestës thanë se mbi 2,000 persona çdo ditë aplikojnë për viza në ambasadat në Kosovë, me qëllim që të gjejnë një punë më të mirë jashtë vendit. ](https://gdb.rferl.org/08c20000-0a00-0242-0989-08da2b578bf4_w1024_q10_s.jpg)
7
Organizatorët e protestës thanë se mbi 2,000 persona çdo ditë aplikojnë për viza në ambasadat në Kosovë, me qëllim që të gjejnë një punë më të mirë jashtë vendit.
![Sindikalistët thanë se janë të zhgënjyer me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi kanë pritur më shumë nga ai. ](https://gdb.rferl.org/08c10000-0a00-0242-f51a-08da2b578a8e_w1024_q10_s.jpg)
8
Sindikalistët thanë se janë të zhgënjyer me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi kanë pritur më shumë nga ai.