Qytetarët me shumë pritje nga zgjedhjet e 9 shkurtit
Pa shumë telashe ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Qytetarët kanë votuar qysh në hapje të vendvotimeve dhe disa prej tyre kanë ndarë me Radion Evropa e Lirë pritjet që kanë nga këto zgjedhje. Këto zgjedhje janë të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.