Sheshet e Prishtinës më 28 nëntor u mbushën me flamuj kuq e zi dhe me simbole të tjera kombëtare. Shqiptarët më 28 nëntor festojnë Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit. Në sheshet e Prishtinës u panë edhe flamujt e shtetit të Kosovës.
Prishtina ngjyroset kuq e zi për 28 Nëntor
13
Qytetarët kalojnë pranë disa flamujve të Shqipërisë të vendosur në sheshet e Prishtinës më 28 nëntor 2021.
14
Më 28 nëntor, Partia Socialdemokrate organizoi një aktivitet ku vendosi një pano pranë Qeverisë së Kosovës. Aty thuhej “referendum paqësor dhe demokratik për bashkimin e Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar së fundmi se ai do të votonte për bashkimin me Shqipërinë, nëse do të organizohej një referendum paqësor dhe demokratik.