Mot pranveror në mes të shkurtit nëpër Ballkan
Nga Spanja deri në Poloni, një valë e të ngrohtit - jo e zakonshme për muajin shkurt - preku Evropën, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto ditë të ngrohta mbushën sheshet plot me njerëz që po i shijonin rrezet e diellit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Qytetarë të shumtë që kishin dalë për të festuar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, po shijonin motin e ngrohtë pranë Obeliskut të Pavarësisë, NEWBORN, në Prishtinë.

6
Disa qytetarë duke shijuar akullore në motin e ngrohtë e me diell në Prishtinë, Kosovë, 16 shkurt 2024.

7
Disa këmbësorë në një prej shesheve në Prishtinë më 16 shkurt 2024.

8
Temperaturat e larta kanë vazhduar edhe në mesin e muajit shkurt, ndërsa mbi 15 gradë janë shënuar edhe në pjesët kontinentale. Në fillim të muajit kjo foto është shkrepur në Mal të Zi, Dobra Voda, Komuna e Tivarit.