Ndërlidhjet

Policia zbulon një laborator për falsifikimin e dokumenteve


Fotografi e publikuar nga Policia e Kosovës, në të cilën shihen dokumente të ndryshme të falsifikuara.
Fotografi e publikuar nga Policia e Kosovës, në të cilën shihen dokumente të ndryshme të falsifikuara.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën se ka zbuluar një shtëpi në Prishtinë që ka shërbyer si laborator i sofistikuar për prodhim të dokumenteve të falsifikuara, përfshirë pasaportat, kartat e identitetit dhe patentë shoferët.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se ka arritur ta zbulojë shtëpinë pasi më 24 janar e ka ndaluar një automjet në të cilin ka gjetur dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës.

Shoferi me inicialet F.K, është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Policia ka thënë se në objektin e zbuluar ka arritur të sekuestrojë makina laserike, printerë, mbi 20.000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës.

Është bërë e ditur se Prokuroria e Kosovës është duke e hetuar rastin si falsifikim i dokumenteve dhe krim i organizuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG