Poezitë e pesëvjeçares bëhen virale derisa gjyshi i saj e mbron Ukrainën
Pesëvjeçarja Zlata Ptytsia nga qyteti ukrainas Mezhova, aktualisht në front të luftës, reciton poezi për raketa, shpërthime dhe humbjen e shtëpisë. Videot e saj janë bërë virale dhe shikuesit janë të mahnitur për mënyrën se si ajo i ndien fjalët që thotë. Dronët rusë shkatërruan shkolla, kopshte fëmijësh, dyqane dhe një spital afër shtëpisë së saj, duke e detyruar familjen të ikte. Gjyshi i vajzës, që është plagosur duke mbrojtur Ukrainën, dhe bashkëluftëtarët e tij u prekën shumë nga poezitë e saj. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
-
5 qershor 2026A e zgjidh vota e 7 qershorit krizën politike në Kosovë?
-
3 qershor 2026Pse po protestohet për Zvërnecin?