Mali i Zi - 45 vjet pas tërmetit shkatërrues
Dyzet e pesë vjet më parë, një tërmet shkatërrues goditi bregdetin e Malit të Zi. Në këtë vend humbën jetën 101 njerëz, ndërsa në Shqipëri 35. Mbi 1.000 të tjerë u plagosën. Pesëmbëdhjetë prilli i vitit 1979 ishte e diel dhe, sipas vendasve, dita e mospunës parandaloi një numër më të madh viktimash. (Përgatiti: Valona Tela)
Para

Pas

5
Tërmeti goditi rëndë edhe Kotorin - një qytet nën mbrojtjen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Kulturë, UNESCO. Ashtu si në restaurimin e monumenteve të tjera kulturore dhe historike përgjatë bregdetit, çdo gur duhej mbledhur, shënjuar dhe kthyer në vendin e vet. Kështu u restaurua edhe Kulla e Sahatit, e cila daton nga shekulli i 17-të.
Para

Pas

6
Dëmi i vlerësuar nga tërmeti ishte pothuajse 4.5 herë më i madh se bruto prodhimi i brendshëm i Malit të Zi. Megjithatë, me para nuk mund të matej dëmi që iu shkaktua 1.600 monumenteve kulturore dhe historike. Një prej tyre ishte edhe kisha-xhami në Ulqin. Në qytetin e vjetër të Ulqinit ka ende shtëpi që nuk u rindërtuan pas tërmetit.
Para

Pas

7
Restaurimi i thesarit të dëmtuar kulturor dhe historik zgjati me dekada dhe në të morën pjesë shumë ekspertë dhe institucione të huaja - nga Mali i Zi deri tek UNESCO-ja. Kjo është pjesë e Kalasë së Mbretit Nikolla në Tivar - pas tërmetit dhe sot.
Para

Pas

8
Kështu duket sot rruga kryesore në qytetin e vjetër të Budvës, herët në mëngjes, para se të bllokohet nga turistët.