Mali i Zi - 45 vjet pas tërmetit shkatërrues
Dyzet e pesë vjet më parë, një tërmet shkatërrues goditi bregdetin e Malit të Zi. Në këtë vend humbën jetën 101 njerëz, ndërsa në Shqipëri 35. Mbi 1.000 të tjerë u plagosën. Pesëmbëdhjetë prilli i vitit 1979 ishte e diel dhe, sipas vendasve, dita e mospunës parandaloi një numër më të madh viktimash. (Përgatiti: Valona Tela)
Para
![“Le të kujtojnë njerëzit se jemi në një zonë të brishtë, le ta dëgjojnë natyrën sepse është më e fuqishme se njeriu”, tha Nada Radoviq nga Kotori për Radion Evropa e Lirë, kur botoi një libër me kujtimet e bashkëqytetarëve të saj për tërmetin, një dekadë e gjysmë më parë. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-d545-08dc5adee349_cx0_cy12_cw0_w1024_n_q10_r1_s.jpg)
Pas
![“Le të kujtojnë njerëzit se jemi në një zonë të brishtë, le ta dëgjojnë natyrën sepse është më e fuqishme se njeriu”, tha Nada Radoviq nga Kotori për Radion Evropa e Lirë, kur botoi një libër me kujtimet e bashkëqytetarëve të saj për tërmetin, një dekadë e gjysmë më parë. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-3bea-08dc5adf0816_cx0_cy20_cw91_w1024_n_q10_r1_s.jpg)
9
“Le të kujtojnë njerëzit se jemi në një zonë të brishtë, le ta dëgjojnë natyrën sepse është më e fuqishme se njeriu”, tha Nada Radoviq nga Kotori për Radion Evropa e Lirë, kur botoi një libër me kujtimet e bashkëqytetarëve të saj për tërmetin, një dekadë e gjysmë më parë.