Ndërlidhjet

PDK dërgon në Kushtetuese ligjet për KPM-në, KPK-në dhe statutin për UP-në


Ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM), atë për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe vendimin për statutin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha për mediat se partia e tij konsideron se miratimi i dy ligjeve dhe vendimit për UP-në “janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe frymën kushtetuese”.

Më 11 korrik, deputetët në Kuvendin e Kosovës – pa pjesëmarrjen e partive opozitare – miratuan dy ligjet e kontestuara nga PDK-ja dhe statusin e UP-së.

“Përmes këtij ligji synohet të kontrollohet puna e mediave të lira në Kosovë dhe të cenohet fjala e lirë në vendin tonë. Madje, këtu ka shkuar aq larg sa që përmes këtij ligji tentohet që të kontrollohen edhe personat fizikë të cilët prodhojnë përmbajtjen e tyre, të cilat mund t’i shpërndajnë qoftë përmes mediave, qoftë përmes rrjeteve sociale”, tha Tahiri, duke iu referuar ligjit për KPM-në.

Ky ligj mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

Pas votimit në lexim të dytë në Kuvend, ai duhet të nënshkruhet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe më pas të hyjë në fuqi.

Ndërkaq, sa i përket Ligjit për KPK-në, PDK-ja edhe më herët e kishte dërguar atë në Kushtetuese. Gjykata kishte vlerësuar se një pjesë e konsiderueshme e ndryshimeve në ligj nuk ishin në përputhje me Kushtetutën.

“Përmes këtij ligji synohet të kontrollohet puna e mediave të lira në Kosovë dhe të cenohet fjala e lirë në vendin tonë. Madje, këtu ka shkuar aq larg sa që përmes këtij ligji tentohet që të kontrollohen edhe personat fizikë të cilët prodhojnë përmbajtjen e tyre, të cilat mund t’i shpërndajnë qoftë përmes mediave, qoftë përmes rrjeteve sociale”, tha Tahiri.

Duke folur për vendimin lidhur me statutin e UP-së, Tahiri tha se ai “ua mohon” të drejtat stafit akademik të universitetit.

Për dy ligjet e miratuara më 11 korrik kishte pasur reagime nga faktori ndërkombëtar. Sa i përket Ligjit për KPM-në, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se Kuvendi ka dështuar t’i inkorporojë të gjitha rekomandimet për ta bërë një ligj të mirë për KPK-në.

Ndërkaq, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ka biseduar me disa zyrtarë të pushtetit për këtë ligj, dhe se i ka porositur ata të sigurohen secilën herë që legjislacioni i miratuar të jetë në përputhje me normat evropiane.

Ndërkaq, Ligji për KPM-në, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se është kundër lirisë së mediave. Shefi i Zyrës së BE-së, Szunyog shprehu keqardhje që deputetët e miratoi ligjin "pa i adresuar shqetësimet" dhe nuk u rreshtua përkrah standardeve të BE-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG