Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur pastrimin e rrugëve të përmbytura si pasojë e stuhisë së shiut që përfshiu vendin. Gadishulli Arabik u përball me reshjet më të mëdha të shiut në historinë e këtij vendi. Reshjet janë të rralla në Emiratet e Bashkuara Arabe që njihen për klimën e thatë të shkretëtirës.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Dubai nis pastrimin pas përmbytjeve nga reshjet e shiut

5
Në Dubai, disa automjete, përfshirë edhe autobusët, u zhytën pothuajse tërësisht në ujë.

6
Autoritetet thanë se një autostradë përmes Dubait u reduktua në një korsi të vetme në një drejtim.

7
Njerëzit duke shtyrë një autobus në një rrugë të përmbytur nga uji pas reshjeve në Dubai.

8
Banorët e një ndërtese qëndrojnë para hyrjes, shkallët e së cilës janë pothuajse të mbuluara nga uji si pasojë e përmbytjeve, në Dubai.