Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur pastrimin e rrugëve të përmbytura si pasojë e stuhisë së shiut që përfshiu vendin. Gadishulli Arabik u përball me reshjet më të mëdha të shiut në historinë e këtij vendi. Reshjet janë të rralla në Emiratet e Bashkuara Arabe që njihen për klimën e thatë të shkretëtirës.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Dubai nis pastrimin pas përmbytjeve nga reshjet e shiut

9
Njerëzit ecin nëpër një barrierë rrugore ndërsa hapësira përreth është mbuluar nga uji i përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura në Dubai.

10
Një tjetër pamje e Dubait me rrugë të përmbytura...

11
Autoritetet u kanë bërë thirrje punonjësve të qeverisë dhe studentëve që të qëndrojnë në shtëpi derisa rrugët e përmbytura të pastrohen.

12
Stuhia, e cila goditi Omanin fqinj të dielën, kaloi në Emiratet e Bashkuara Arabe të martën, duke përmbytur rrugët dhe duke shkaktuar bllokime për orë të tëra, si apsojë e vërshimeve.