Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
Pasojat e tragjedisë në Novi Sad

1
Ngjarja ndodhi pasditen e 1 nëntorit në qytetin e dytë më të madh të Serbisë.

2
Dhjetëra punonjës të emergjencës, me vinça dhe ekskavatorë, u angazhuan në operacione të kërkim-shpëtimit.

3
Së paku tre persona të plagosur raportohet se janë në gjendje të rëndë. "Një djalë 18 vjeç dhe dy vajza 21 dhe 23 vjeçe janë plagosur rëndë dhe jeta e tyre është në rrezik", tha zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës në Novi Sad, Zoran Krul.

4
Deri në orët e mbrëmjes më 1 nëntor u identifikuan 7 persona të vdekur - më i riu prej tyre i lindur në vitin 2004 dhe më i vjetri i lindur më 1979.