Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
Pasojat e tragjedisë në Novi Sad

5
Hekurudhat e Serbisë thanë përmes një deklarate se pjesa e çatisë që u shemb, nuk ishte pjesë e rinovimit.

6
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, u zotua se autoritetet do ta hetojnë shkakun e aksidentit. “Ne do të këmbëngulim derisa t'i gjejmë përgjegjësit, ata që duhej të garantonin për sigurinë e strukturës”, tha ai, duke shtuar se është “thellësisht i tronditur nga tragjedia”.

7
Me vendim të Qeverisë, 2 nëntori u shpall ditë zie në Serbi.

8
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka kërkuar nga Prokuroria e Lartë në Novi Sad dhe Qeveria e Serbisë që personat përgjegjës për atë që ka ndodhur, të ndiqen penalisht dhe të dënohen rëndë.