Zgjerimi i ofensivës izraelite detyron palestinezët të ikin nga Qyteti i Gazës
- AP
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)

9
Palestinezë duke bërë gati plaçkat për t'u zhvendosur përsëri, më 28 gusht.

10
Familje palestineze duke ikur nga veriu, më 30 gusht.

11
Një tank izraelit duke lëvizur përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Gazës, i fotografuar nga jugu i Izraelit, më 28 gusht.

12
Me automjetet e ngarkuara me plaçkat e tyre, palestinezët iknin drejt jugut, më 30 gusht.