Zgjerimi i ofensivës izraelite detyron palestinezët të ikin nga Qyteti i Gazës
- AP
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)

13
Një familje duke u zhvendosur nga Qyteti i Gazës, më 29 gusht.

14
Një autoblindë izraelite duke lëvizur nëpër një zonë të Rripit të Gazës, e fotografuar nga Izraeli jugor, më 29 gusht.

15
Palestinezë duke ikur nga Qyteti i Gazës, më 29 gusht.

16
Largimi i palestinezëve të zhvendosur nga Qyteti i Gazës, më 28 gusht.