Zgjerimi i ofensivës izraelite detyron palestinezët të ikin nga Qyteti i Gazës
- AP
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)

5
Ikja e palestinezëve nga veriu, më 30 gusht.

6
Palestinezë duke ikur në kërkim të sigurisë në jugun e Gazës, më 30 gusht.

7
Ndërtesa të shkatërruara gjatë operacioneve tokësore dhe ajrore izraelite, në veri të Rripit të Gazës, të fotografuara nga Izraeli jugor, më 30 gusht.

8
Palestinezë të zhvendosur duke u larguar drejt veriut të Gazës, më 30 gusht.