Zyrtarët pakistanezë kundërterrorizmit e kanë arrestuar liderin e Al-Kaidës, Amin ul Haq, duke e përshkruar si ndihmës të afërt me ish-liderin e vrarë të grupit, Osama Bin Laden, organizatorin e sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.
Departamenti kundërterrrorizmit në provicën e Punxhabit, ka thënë se e ka nisur një rast ligjor kundër ul Haqit, duke e akuzuar se ka planifikuar sabotazh përmes instalimeve të rëndësishme në provincë.
“Është zhvillim i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Departamenti kundërterrorizmit, në bashkëpunim me agjencitë e inteligjencës, e kanë kapur me sukses Amin ul Haq, liderin e Al-Kaidës”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit përmes një deklarate.
Bin Laden është vrarë më 2011 në një bastisje amerikane, teksa ka qenë duke u fshehur në qytetin palestinez, Abotabad.