Protesta e opozitës kundër Qeverisë Rama
Dy partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, më 12 nëntor organizuan protestë në Tiranë, për të kërkuar largimin e kryeministrit, Edi Rama. Këto dy parti thanë se Shqipëria ka ndër kushtet më të rëndat ekonomike në rajon si dhe migrimi dhe korrupsioni janë në nivel të lartë. Partia Demokratike e ish-kryeminstrit Sali Berisha, po ashtu po kundërshton nismën rajonale, Ballkani i Hapur.

9
Pas përfundimeve të fjalimeve, pati tensione mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit thyen kordonin e policisë, për të vendosur qirinj para ndërtesës së Qeverisë. Një person u shoqërua në stacionin policor.

10
Qirinj të ndezur para Qeverisë së Shqipërisë.