Mbyllja e pjesshme e qeverisë së Shteteve të Bashkuara ka hyrë sot në ditën e dytë.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barack Obama do të vejë veto në çdo legjislacion “pjesë-pjesë”, që do ta ripërtërinte financimin vetëm për sektorë të veçantë të qeverisë, siç janë parqet kombëtare dhe programet për veteranë.
Në deklaratën me shkrim të Shtëpisë së Bardhë theksohet se “këto përpjekje pjesë-pjesë nuk janë serioze dhe ato nuk janë mënyrë me të cilën udhëhiqet qeveria”.
Mbyllja ka nisur të hënën në mesnatë sipas kohës së Shteteve të Bashkuara, pasi ka filluar viti i ri fiskal.
Ndikimi është parë menjëherë në gjithë Shtetet e Bashkuara.
Shumë agjenci të Shteteve të Bashkuara, pastaj muzetë dhe monumentet kombëtare, përfshirë edhe Shtatoren e Lirisë dhe Parkun Kombëtar Yellowstone, janë mbyllur.
Qindra mijëra punëtorëve në agjencitë dhe institucionet federale u është thënë se ata janë personel “joesencial” dhe janë dërguar në shtëpi pa pagesë.
Ligjvënësit në Kongres dhe presidenti do të vazhdojnë të paguhen.
Ndikimi është vërejtur edhe tej oqeanit, pasi disa varreza të ushtrisë amerikane në Evropë janë mbyllur për vizitorë.
Liderët amerikanë kanë ofruar siguri se operacionet e nevojshme për sigurinë kombëtare dhe publike nuk do të mbyllen. Por, zyrtarët thanë se punëtorëve u është thënë që të mos vijnë në punë, përfshirë dhjetëra mijëra punonjës civilë në Departamentin e mbrojtjes.
Në komentet e tij, zoti Obama i ka akuzuar republikanët në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit amerikan, se e kanë shkaktuar mbylljen e pjesshme të qeverisë në 17 vjet, duke thënë se republikanët e kanë lansuar një “betejë ideologjike” kundër ligjit për kujdesin shëndetësor të presidentit Obama.
Në anën tjetër, republikanët i akuzojnë demokratët e presidentit Obama se refuzojnë të zhvillojnë negociata.
Ja se çka deklaroi presidenti Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë:
“Kërkoj nga republikanët në Dhomën Përfaqësuese që ta rihapin qeverinë, t’i ristartojnë shërbimet nga të cilat varen amerikanët dhe të lejojnë shërbyesit civilë, që ishin dërguar në shtëpi, që të kthehen në punë. Kjo do të ndodhë vetëm kur republikanët e kuptojnë se ata nuk duhet ta mbajnë peng gjithë ekonominë për shkak të kërkesave ideologjike”, tha Barack Obama.
Një zëdhënës i liderit republikan John Boehner, njëherësh kryesues i Dhomës Përfaqësuese, tha se qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë është “hipokrit dhe i paqëndrueshëm”.
Në një fjalim para ligjvënësve, zoti Boehner i ka fajësuar demokratët, që e kanë shumicën në Senat, për refuzim që të zhvillojnë negociata me republikanët, lidhur me vërejtjet e tyre për legjislacionin e kujdesit shëndetësor të presidentit Obama, që ishte shndërruar në ligj, para tri vitesh, dhe ka filluar të implementohet më 1 tetor.
“Ata, po ashtu, refuzuan thirrjen tonë për tu ulur dhe zgjidhur dallimet tona sipas Kushtetutës, që e bënë të qartë se nëse të dy dhomat nuk pajtohen, ne duhet të ulemi dhe të bisedojmë dhe të përpiqemi t’i zgjidhim këto çështje. Por, ata as nuk dëshirojnë të ulen dhe të diskutojnë për këtë. Vendi ynë ka probleme të mëdha. Qeveria jonë ka probleme të mëdha. E vetmja mënyrë, që këto probleme të zgjidhen, është nëse ulemi miqësisht, ta kemi parasysh popullin amerikan dhe të arrijmë marrëveshje”, tha John Boehner.
Hulumtimet e opinionit ndër amerikanët tregojnë se një shumicë e fuqishme e kundërshton mbylljen e qeverisë si mënyrë për ta shkatërruar kujdesin shëndetësor të Obamës.
Kundërshtarët republikanë të presidentit, shumica prej grupit Tea Party, që është kundër pagesës së taksave, dëshirojnë që kujdesi shëndetësor i Obamës të anulohet, pasi konsiderojnë se ai paraqet kërcënim për ekonomi dhe për vendet e punës.
Nëse rruga pa krye ndërmjet Dhomës Përfaqësuese, me shumicë republikane, dhe Senatit, me shumicë demokrate, në ndonjë mënyrë zgjidhet, prapë se prapë, çfarëdo legjislacioni i shpenzimeve do ta financoj qeverinë vetëm përkohësisht, deri në fund të vitit 2013. (f. bujupi)