Rihapet katedralja ikonike në Paris
Në katedralen ikonike në Paris, Notre Dame, pas pesë vjetësh ranë sërish kambanat. Në ceremoninë e rihapjes së ndërtesës 861-vjeçare, morën pjesë krerë shtetesh nga shtete të ndryshme të botës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, falënderoi të gjithë shtetet që ndihmuan që katedralja të restaurohej, pasi një zjarr më 2019 pothuajse e shkatërroi tërësisht.
!role~Preview!mt~photo!fmt~JPEG%20Baseline)
5
Ceremonia, një kombinim midis traditave solemne fetare dhe atyre kulturore, u udhëhoq nga kryepeshkopi Laurent Ulrich.

6
Pamje breda katedrales Notre Dame. U deshën pesë vjet që të restaurohej kjo ndërtesë.

7
Pavarësisht shiut dhe erërave të fuqishme, qytetarët shikuan ceremoninë e rihapjes së katedrales nga rrugët e Parisit, teksa kambanat ranë sërish pas pesë vjetësh.

8
Një skulpturë shihet brenda katedrales së rinovuar në Paris.