Në kushte të mjera, Pediatria në Mitrovicë të Jugut pret objektin e ri
Rrjeta e merimangës në një dhomë në Repartin e Pediatrisë në Mitrovicën e Jugut, shtator 2023.
Nën lagështi e myshqe, fëmijë të sëmurë marrin trajtim në Repartin e Pediatrisë në Mitrovicë të Jugut.
Objekti i pamirëmbajtur gjendet ngjitur Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, por është pjesë e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës së Jugut, i cili ndodhet rreth 1.5 kilometra larg.
“Kushtet janë shumë të këqija”, thotë një nënë teksa kujdeset për fëmijën e saj të shtrirë.
Pranë shtratit të vjetër qëndron edhe një bombolë e ndryshkur oksigjeni.
Bombola e oksigjenit e ndryshkur pranë shtratit të pacientëve në Repartin e Pediatrisë në Mitrovicë të Jugut.
“Kushtet në të cilat kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë, janë të paimagjinueshme për një shtet që pretendon të hyjë në Evropë”, thotë shefi i repartit, Qenan Cabra, për Radion Evropa e Lirë.
“Pos tjerash, jemi edhe larg spitalit kryesor. Analizat laboratorike, radiologjia, konsultat me mjekë të tjerë - të gjitha janë larg prej këtu. Prindërit duhet të paguajnë taksi, ose të shkojnë në këmbë deri te spitali”, thotë ai.
Cabra tregon se në kushte të tilla punohet që nga paslufta, më 1999, por kjo nuk është e vetmja problematikë, sipas tij.
Aty punojnë vetëm shtatë mjekë - katër prej të cilëve udhëtojnë nga Prishtina, rreth 40 kilometra larg - ndërsa numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, shkon deri në 50 në ditë.
Ndërtesa “e re” e Pediatrisë
Gjendja nuk pritej të vazhdonte kështu përgjithmonë. Në vitin 2016, me ndihmën e një organizate humanitare, u ndërtua një objekt i ri në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, i cili do të shërbente si repart i pediatrisë.
Por, kanë kaluar shtatë vjet dhe ai nuk është funksionalizuar ende.
Sipas disa punonjësve në spital, ka pasur mosmarrëveshje midis projektuesit të objektit, donatorit, investitorëve dhe kompanive punëkryese.
Për pasojë, thonë ata, objekti është shfrytëzuar shpesh si depo për ilaçe.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë e vizitoi atë javën e kaluar dhe pa shtretër pacientësh e pajisje të pashfrytëzuara kurrë. Në disa vende, dyshemeja po ashtu kishte nisur të prishej.
Trajtimi i fëmijëve në Repartin e Pediatrisë pa kushte elementare
1/22Mjeku në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut shihet duke lexuar një rëntgen ndërsa muri ku është vendosur paneli shihet i dëmtuar nga lagështia.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
2/22Një infermiere duke u kujdesur për një fëmijë të sëmurë të shtrirë në Repartin e Pediatrisë, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
3/22Aparati për sterilizim të mjeteve të punës i vendosur në hapësirë me lagështi, në një nga ordinancat e QKMF-së në Mitrovicë të Jugut.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
4/22Enët për sterilizimin e mjeteve të punës të vendosura mbi radiatorë dhe që mbahen në kushte joadekuate.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
5/22Një pincetë mjekësore e vendosur në një enë me alkool mbi një lavaman, ku shihen detergjente dhe lecka për pastrim që prekin mjetet që do të duhej të ishin sterile.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
6/22Mbi jastëk në shtratin për pacientë, shihet e lënë një dorezë mjekësore. Reparti i Pediatrisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në në Mitrovicë të Jugut.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
7/22Prizat e prishura në një prej dhomave në Repartin e Pediatrisë, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
8/22Dora e një fëmije teksa trajtohet me infuzion në Repartin e Pediatrisë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
9/22Bombola e oksigjenit e ndryshkur pranë shtratit të pacientëve në Repartin e Pediatrisë, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
10/22Dyshemeja e dëmtuar në Repartin e Pediatrisë.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
11/22Instalimi elektrik i prishur në Repartin e Pediatrisë, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
12/22Shtretërit e vjetër prej më shumë se 25 vjetësh që nuk mund t'i lëvizësh pasi u janë prishur rrotat.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
13/22Pajisjet për inhalim shihen në një enë në lavaman në një nga dhomat në Repartin e Pediatrisë, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
14/22Shtretërit e rinj, ende të papërdorur që nga viti 2016 kur edhe u blenë - objekti i ri i Pediatrisë në spitalin e Mitrovicës.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
15/22Një nga automjetet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
16/22Tabela orientuese prapa së cilës është objekti i ri i Pediatrisë i ndërtuar në vitin 2016.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
17/22Dyshemeja në objektin e ri të Pediatrisë, i cili ende nuk është vënë në funksion, shihet e dëmtuar si pasojë e moskryerjes së punëve në mënyrë të duhur.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
18/22Dyshemeja e korridorit kryesor në objektin e ri të Pediatrisë, i cili ende nuk është vënë në funksion, shihet e dëmtuar.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
19/22Një nga dhomat në objektin e ri të Pediatrisë po shfrytëzohet si depo për pajisje dhe medikamente të reparteve tjera.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
20/22Kabllo instaluese të lëna jashtë në objektin e ri të Pediatrisë në spitalin e Mitrovicës.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
21/22Barishtet kanë rrethuar objektin e ri të Pediatrisë në mungesë të mirëmbajtjes dhe mosvënies në funksion.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
22/22Aneksi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në jug të Mitrovicës ku është i vendosur Reparti i Pediatrisë.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Previous slide
Next slide
“Çdo objekt i pabanuar, edhe pse është i ri, dëmtohet, sepse nuk është i mbikëqyrur”, thotë drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë të Jugut, Luljeta Buçinca Zhubi, e cila ka marrë udhëheqjen e këtij institucioni para dy vjetësh.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se po punon intensivisht që objekti i dedikuar për Repartin e Pediatrisë, të futet në punë.
Disa punime, sipas saj, janë ripërtërirë në fund të gushtit. Kjo gjendje është pasojë e planifikimeve jo të duhura, thotë ajo.
“Fatkeqësisht, shumë pak kemi dokumente nga punimet e këtij objekti. Shumë pak kanë lënë gjurmë përgjegjësit e mëparshëm, andaj edhe nuk kemi mundur ta gjejmë një përgjegjës se kujt t’i adresohemi”, thotë Buçinca Zhubi, duke mos specifikuar më shumë.
Shtretërit e rinj, ende të papërdorur që nga viti 2016 kur edhe u blenë në objektin e ri të Pediatrisë, në Mitrovicë të Jugut.
As Ministria aktuale e Shëndetësisë, e cila është zgjedhur para më shumë se dy vjetësh, nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur më herët me objektin në fjalë.
Por, thotë se ka bërë vlerësimin e gjendjes së tij dhe se duhen mbi 500 mijë euro investime për ta vënë në funksion. Në këtë kosto përfshihen: riprojektimi, pajisjet mjekësore, inventarët, burimet njerëzore e të tjera.
“Është bërë projektimi dhe pritet që të bëhet publikimi i aktivitetit të prokurimit për kryerjen e punimeve. Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ka hartuar dhe finalizuar planin e veprimit, në përputhje me vlerësimin e gjendjes në këtë repart”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë, dërguar Radios Evropa e Lirë.
Se kur do të funksionalizohet ky objekt, nuk është e qartë - askush nuk jep ndonjë afat. Deri atëherë, fëmijët mitrovicas do të kenë adresë të parë repartin e vjetër te Qendra e Mjekësisë Familjare, i cili i ka vetëm shtatë shtretër për pacientë.
Një infermiere duke u kujdesur për një fëmijë të sëmurë të shtrirë në Repartin e Pediatrisë, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Sektori i shëndetësisë në Kosovë, prej vitesh, përballet me sfida - nga mungesa e barnave deri te ikja e stafit shëndetësor - përkundër zotimeve të institucioneve se do ta përforcojnë atë.
REL-i ka raportuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka klinika ku pacientët duhet të presin me vite për të marrë një shërbim, në disa të tjera familjarët duhet të bëjnë punën e infermierëve.
Përveç QKUK-së në Prishtinë, Kosova ka edhe shtatë spitale rajonale: në Pejë, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë të Jugut, Ferizaj e Vushtrri.