Kosova po përballet me valën e nxehtësisë që ka goditur Evropën. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga temperaturat ditëve në vijim. Instituti Hidrometeorologjik tha se era mund të ndikojë që temperaturat të arrijnë deri në 40 gradë celsius.
Në kërkim të freskisë në Prishtinë
![Një djalosh e spërkat veten për t'u freskuar nga vapa e madhe në Prishtinë. 18 korrik 2023.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-c91e-08db879a9460_w1024_q10_s.jpg)
13
Një djalosh e spërkat veten për t'u freskuar nga vapa e madhe në Prishtinë. 18 korrik 2023.
![Dy djem duke i shijuar rrezet e diellit buzë pishinës në Prishtinë. 18 korrik 2023.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-c9a9-08db879a8d50_w1024_q10_s.jpg)
14
Dy djem duke i shijuar rrezet e diellit buzë pishinës në Prishtinë. 18 korrik 2023.
![Agjencia evropiane e Statistikave, EUROSTAT, ka vlerësuar se mbi 61.000 persona kanë vdekur në Evropë gjatë valës së nxehtësisë vitin e kaluar. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-373e-08db879a8d43_w1024_q10_s.jpg)
15
Agjencia evropiane e Statistikave, EUROSTAT, ka vlerësuar se mbi 61.000 persona kanë vdekur në Evropë gjatë valës së nxehtësisë vitin e kaluar.
![Një fëmijë duke u zhytur në njërin prej shatërvanëve në sheshin e kryeqytetit gjatë valës së nxehtësisë. 18 korrik 2023.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-ccfd-08db879a8d36_w1024_q10_s.jpg)
16
Një fëmijë duke u zhytur në njërin prej shatërvanëve në sheshin e kryeqytetit gjatë valës së nxehtësisë. 18 korrik 2023.