Si e nxitën ndryshimet klimatike valën e të nxehtit në Evropë?

Një njeri shihet duke kaluar pranë një pylli të kapluar nga zjarri në rajonin Zhironde të Francës, 17 korrik 2022.
Reuters
Evropa është përfshirë nga një valë rekorde e të nxehtit dhe zjarret janë duke shpërthyer në të gjithë Mesdheun.
Valë më të nxehta e më të shpeshta
Ndryshimet klimatike i bëjnë valët e të nxehtit edhe më të rënda, edhe më të shpeshta. Kjo ka ndodhur në shumicën e rajoneve tokësore dhe është konfirmuar nga paneli global i shkencëtarëve të klimës (IPCC) i OKB-së.
Emetimet e gazrave serrë nga aktivitetet njerëzore e kanë ngrohur planetin për rreth 1.2 gradë Celsius qe nga kohërat para-industriale. Kjo do të thotë se, gjatë ngjarjeve ekstreme të nxehtësisë, mund të shënohen temperatura më të larta.
“Çdo valë e të nxehtit që po përjetojmë sot, është bërë më e nxehtë dhe më e shpeshtë për shkak të ndryshimeve klimatike”, thotë Friederike Otto, shkencëtare për klimën në Kolegjin Imperial në Londër.
Por, në valët e të nxehtit ndikojnë edhe kushte të tjera. Në Evropë, për shembull, qarkullimi atmosferik është një faktor i rëndësishëm.
Një studim i publikuar në revistën Nature këtë muaj ka zbuluar se valët e të nxehtit në Evropë janë rritur për tri-katër herë më shpejt se në pjesë të tjera të hemisferës veriore. Autorët e studimit e kanë lidhur këtë ndodhi me ndryshimet në rrymat e ajrit.
Gjurmët e ndryshimeve klimatike
Për të zbuluar saktësisht se sa ndikojnë ndryshimet klimatike në një valë specifike të të nxehtit, shkencëtarët bëjnë “studime të atributeve”.
Nga viti 2004 janë bërë më shumë se 400 studime të tilla për ngjarje ekstreme të motit - përfshirë: nxehtësinë, përmbytjet dhe thatësirën - dhe është llogaritur se sa rol kanë luajtur ndryshimet e klimës në secilën prej tyre.
Këto kanë përfshirë simulimin e klimës moderne dhe krahasimin e saj me simulimin e një klime pa emetime të gazrave serrë, të shkaktuara nga njerëzit.
Për shembull, shkencëtarët në organizatën “World Weather Attribution” kanë konstatuar se vala rekorde e të nxehtit në Evropën Perëndimore, në qershor të vitit 2019, ka 100 herë më shumë gjasa të ndodhë tani në Francë dhe Holandë, për shkak të ndryshimeve klimatike që kanë shkaktuar njerëzit.
Temperatura mesatare globale është rreth 1.2 gradë Celsius më e lartë se në kohërat para-industriale. Kjo është duke shkaktuar tashmë ngjarje ekstreme të të nxehtit.
“Mesatarisht në tokë, ekstremet e nxehtësisë që do të kishin ndodhur një herë në dhjetë vjet pa ndikimin e njeriut në klimë, tani janë tri herë më të shpeshta”, thotë Sonia Seneviratne, shkencëtare për klimën në organizatën ETH në Cyrih.
Temperaturat do të ndalojnë së rrituri vetëm nëse njerëzit ndalojnë së shtuari gazra serrë në atmosferë. Deri atëherë, valët e të nxehtit pritet të përkeqësohen.
Dështimi për t’i trajtuar ndryshimet klimatike, do të bëjë që ekstremet e nxehtësisë të përshkallëzohen dhe të bëhen më të rrezikshme.
Me Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015, vendet kanë rënë dakord për t’i zvogëluar emetimet e gazrave serrë, me qëllim që të kufizojnë ngrohjen globale në 2 gradë Celsius apo 1.5. Politikat aktuale nuk duket se do t’i ulin emetimet aq shpejt.
Vala e të nxehtit që ka ndodhur një herë në dekadë në epokën para-industriale, do të ndodhë 4.1 herë në dekadë me ngrohje prej 1.5 gradësh Celsius dhe 5.6 herë në 2 gradë Celsius, vlerëson IPCC.
Nëse ngrohja lejohet të kalojë 1.5 gradë Celsius, atëherë shumica e viteve “do të ndikohen nga ekstremet e nxehta në të ardhmen”, thotë Seneviratne.
Ndryshimet klimatike shkaktojnë zjarre
Ndryshimet klimatike rrisin kushtet e nxehta dhe të thata të motit, që i ndihmojnë zjarret të përhapen më shpejt dhe të digjen më gjatë.
Në Mesdhe, kjo ka bërë që sezoni i zjarreve të fillojë më herët dhe të zgjasë më shumë.
Vitin e kaluar, më shumë se gjysmë milioni hektarë janë djegur në Bashkimin Evropian. Ka qenë ky sezoni i dytë më i keq i zjarreve në BE, pas rekordit të shënuar në vitin 2017.
Moti më i nxehtë, gjithashtu, heq lagështinë nga bimët, duke i kthyer ato në lëndë të thata, që ndihmojnë në përhapjen e zjarreve.
“Kushtet më të nxehta dhe më të thata tani, thjesht e bëjnë [situatën] shumë më të rrezikshme”, thotë Mark Parrington, shkencëtar në “Copernicus”.
Vendet si Portugalia dhe Greqia përjetojnë zjarre shumicën e verës dhe kanë infrastrukturë për t’i menaxhuar ato. Megjithatë, të dyja ato kanë marrë ndihmë urgjente nga BE-ja këtë verë.
Temperaturat më të nxehta janë duke shkaktuar zjarre edhe në rajone që nuk janë mësuar me to dhe janë më pak të përgatitura.
Ndryshimet klimatike s’janë faktori i vetëm i zjarreve
Menaxhimi i pyjeve dhe ndezjet janë, po ashtu, faktorë të rëndësishëm.
Sipas të dhënave të BE-së, në Evropë, më shumë se nëntë nga dhjetë zjarre ndizen nga aktivitetet njerëzore, të tilla si: zjarrvëniet, skara, linjat e energjisë elektrike ose xhamat e ndotur.
Vendet, përfshirë Spanjën, përballen me tkurrje të popullsisë në zona rurale, pasi njerëzit lëvizin në qytete, duke lënë forca më të vogla punëtore për të pastruar bimët dhe “karburantet” që ndezin zjarre në pyje.
Evropa në luftë me zjarret
1/20Një zjarrfikës gjatë aksionit për lokalizimin e zjarrit në Louchats, ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen në rajonin Gironde të Francës jugperëndimore, 17 korrik 2022.
Franca ka evakuuar më shumë se 16.000 persona të rrezikuar nga zjarret në jugperëndim të vendit.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/20Zjarrfikësit punojnë për të vënë nën kontroll një zjarr në Louchats, ndërsa zjarret vazhdojnë të përhapen në rajonin Gironde të Francës jugperëndimore, 17 korrik 2022.
Autoritetet në rajonin Zhironde të Francës, kanë evakuuar rojet në kampet e turistëve, pasi paraprakisht u evakuuan edhe turistët.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/20Një tjetër pamje e zjarreve në Louchats, rajoni Gironde, Franca jugperëndimore, 17 korrik 2022.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/20Një zjarrfikës në një prej rajoneve jugperëndimore të Francës që është përfshirë nga zjarret.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/20Një pamje që tregon djegien e pemëve Louchats, në jugperëndim të Francës, 17 korrik 2022.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/20Beteja e zjarrfikësve me flakët në Francë, si pasojë e temperaturave të larta.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/20Meteorologët thanë se të hënën temperaturat në jug të Francës do të arrijnë mbi 42 gradë celsius.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/20Përpjekjet për të shuar zjarrin nga ajri në Guillos, rajoni i Francës jugperëndimore, 16 korrik 2022.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/20Njerëzit ecin në skajet e një pishine afër detit në Margate, Britani, 17 korrik 2022.
Shkencëtarët kanë fajësuar ndryshimet klimatike për valën e të nxehtit dhe kanë parashikuar se do të ketë episode më të shpeshta dhe më intensive të motit ekstrem, sikurse valët e të nxehtit dhe thatësira.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/20Autoritetet në Spanjë thanë se aktualisht 20 zjarre janë jashtë kontrollit në pjesë të ndryshme të vendit.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/20Siaps autoriteteve, në Spanjë deri më tani janë shkatërruar rreth 4.500 hektarë tokë.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/20Temperatura në Madrid më 15 korrik shënoi 49 gradë celsius.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/20Në jug të Spanjës, mbi 3.200 persona janë larguar nga zjarret në kodrat e Mijas, edhe pse disa më pas u kthyen në shtëpitë e tyre.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/20Disa dele duke kullotur ndërsa tutje shihen zjarret dhe tymi si pasojë e valës së të nxehtit që ka kaplua Spanjës, 15 korrik 2022..
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
15/20Një zjarrfikës duke shikuar zjarrin gjatë valës së dytë të të nxehtit të vitit në afërsi të Serradilla del Arroyos, Spanjë, 14 korrik 2022.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
16/20Tymi nga një zjarr në Mijas, shihet nga Ardales, Spanja jugore, 15 korrik 2022.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
17/20Një avion zjarrfikës në përpjekje për të vënë nën kontroll një zjarr në pyll në Leiria, Portugali, 14 korrik 2022.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
18/20Zjarr në një pjesë malore në Portugali.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
19/20Një helikopter zjarrfikës fluturon mbi një zjarr në ishullin Samos, Greqi, 13 korrik 2022.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
20/20Zjarret në një shpat mali në ishullin Samos, Greqi, më 13 korrik 2022.
Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Autoritetet në Francë thanë se janë evakuuar mbi 16.000 persona nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Shkencëtarët pajtohen se pa reduktime të mëdha të gazrave serrë që shkaktojnë ndryshime klimatike, valët e të nxehtit, zjarret, përmbytjet dhe thatësira do të përkeqësohen ndjeshëm.
“Kur ta shikojmë sezonin aktual të zjarreve pas një ose dy dekadash, ndoshta do të duket i butë në krahasim [me atë që do të vijë]”, thotë Victor Resco de Dios, profesor i inxhinierisë pyjore në Universitetin Lleida të Spanjës.