Prishtina nderon viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
Në Prishtinë, mbrëmjen e 11 korrikut, u ndezën qirinj për të kujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës. Kjo ngjarje u organizua nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra për Ligjin Humanitar në Kosovë për të shënuar 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, masakër në të cilën forcat serbe vranë më 1995 mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.
![Vitin e kaluar, ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar për Bosnjën, Valentin Inzko, e ka shpallur të jashtëligjshëm mohimin e gjenocidit dhe të krimeve të luftës, duke e bërë një akt të tillë të dënueshëm me burg.](https://gdb.rferl.org/10040000-0aff-0242-b824-08da637313e1_w1024_q10_s.jpg)
5
Vitin e kaluar, ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar për Bosnjën, Valentin Inzko, e ka shpallur të jashtëligjshëm mohimin e gjenocidit dhe të krimeve të luftës, duke e bërë një akt të tillë të dënueshëm me burg.
![Autoritetet në Serbi si dhe udhëheqësit serbë në Bosnjë e Hercegovinë refuzojnë të pranojnë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.](https://gdb.rferl.org/080a0000-0a00-0242-61c5-08da63731532_w1024_q10_s.jpg)
6
Autoritetet në Serbi si dhe udhëheqësit serbë në Bosnjë e Hercegovinë refuzojnë të pranojnë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.
![Më 11 korrik 2022, në Qendrën Përkujtimore Potoçari, u varrosën eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, që janë identifikuar së voni. ](https://gdb.rferl.org/080a0000-0a00-0242-dfe5-08da63730505_w1024_q10_s.jpg)
7
Më 11 korrik 2022, në Qendrën Përkujtimore Potoçari, u varrosën eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, që janë identifikuar së voni.
![Sipas Institutit të Personave të Zhdukur të Bosnje e Hercegovinës, mbi 1,200 viktima të masakrës së Srebrenicës mbeten ende të zhdukura.](https://gdb.rferl.org/10040000-0aff-0242-d572-08da637304fe_w1024_q10_s.jpg)
8
Sipas Institutit të Personave të Zhdukur të Bosnje e Hercegovinës, mbi 1,200 viktima të masakrës së Srebrenicës mbeten ende të zhdukura.