Tre çerekshekuj aleancë: NATO-ja ndër vite
Fotografi nga arkivi tregojnë punët e brendshme të NATO-s dhe shfaqjet publike të forcës që kur Traktati themelues i Aleancës ushtarake hyri në fuqi në gushtin e vitit 1949. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Një tank i paidentifikuar shihet gjatë një stërvitjeje të përbashkët në kufirin midis Francës dhe Gjermanisë, në shtatorin e vitit 1952.
NATO-ja do të shihej edhe si një mënyrë për të kufizuar çdo "ringjallje të mundshme të militarizmit gjerman". Një përmbledhje e qëllimeve të Aleancës që i atribuohen sekretarit të parë të përgjithshëm të NATO-s ishte "të mbante Bashkimin Sovjetik jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët poshtë".

6
Një konferencë e NATO-s në Paris më 1954.
Emërtimi gjeografik "Atlantiku i Veriut" thuhet se u zgjodh në mënyrë që aleanca të mund të mbetej e hapur për anëtarësime të reja, e në të njëjtën kohë të mos i linte hapësirë interesimit eventual të vendeve nga Amerika Latine dhe nga vende të largëta si Australia.

7
Një konferencë e NATO-s në Paris në 1957 pas stemës së NATO-s, e cila u miratua në 1953.
Flamuri i NATO-s ka ngjyrë të kaltër të errët, që përfaqëson Oqeanin Atlantik, me një busull që tregon orientimin nga paqja, dhe një rreth që simbolizon unitetin.

8
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Manlio Brosio (majtas) dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, William Rogers, shikojnë kryeministrin islandez, Bjarni Benediktsson, derisa pret një tortë me simbolin e NATO-s, gjatë festimeve për 20-vjetorin e Aleancës në Uashington DC më 1969.