Nisja e Muajit të Ramazanit përmes fotove
Miliona besimtarë myslimanë në mbarë botën nisin më 1 mars agjërimin në Muajin e Ramazanit. Agjërimi, megjithatë, nuk nis në të gjitha shtetet më 1 mars, pasi nisja e këtij muaji varet nga vëzhgimet pamore të Hënës së re. Gjatë këtij muaji, besimtarët agjërojnë nga agimi e deri në perëndim të diellit, në shenjë sakrifice e përkushtimi ndaj Zotit. Pas përfundimit të agjërimit njëmujor, më 30 mars myslimanët kremtojnë Fitër Bajramin. Agjërimi është në nga pesë shtyllat e fesë islame.

5
Një palestinez shet hurme dhe gjësende të tjera në tregun Zavija në Qytetin e Gazës më 28 shkurt 2025.

6
Një besimtar mysliman duke u lutur në një xhami në Bishkek të Kirgizisë.

7
Dekorime në formë të yllit dhe gjysmëhënës shihen të varura në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, në prag të nisjes së agjërimit nga myslimanët.

8
Palestinezët kalojnë pranë një grafiti dhe rrënojave të ndërtesave në Han Junis, teksa bëhen gati për agjërim.