Nisja e Muajit të Ramazanit përmes fotove
Miliona besimtarë myslimanë në mbarë botën nisin më 1 mars agjërimin në Muajin e Ramazanit. Agjërimi, megjithatë, nuk nis në të gjitha shtetet më 1 mars, pasi nisja e këtij muaji varet nga vëzhgimet pamore të Hënës së re. Gjatë këtij muaji, besimtarët agjërojnë nga agimi e deri në perëndim të diellit, në shenjë sakrifice e përkushtimi ndaj Zotit. Pas përfundimit të agjërimit njëmujor, më 30 mars myslimanët kremtojnë Fitër Bajramin. Agjërimi është në nga pesë shtyllat e fesë islame.

9
Një shitës përgatit Kajla, një ëmbëlsirë tradicionale për Ramazan. Karaçi 28 shkurt 2025.

10
Palestinezët blejnë gjëra ushqimore për Muajin e Ramazanit në një treg në Han Junis të Gazës.

11
Besimtarët myslimanë gjatë namazit të teravive në xhaminë Al-Alksa më 28 shkurt 2025.

12
Besimtarët duke u lutur në prag të Ramazanit në një xhami në Kajro të Egjiptit më 28 shkurt 2025.