Nisja e Muajit të Ramazanit përmes fotove
Miliona besimtarë myslimanë në mbarë botën nisin më 1 mars agjërimin në Muajin e Ramazanit. Agjërimi, megjithatë, nuk nis në të gjitha shtetet më 1 mars, pasi nisja e këtij muaji varet nga vëzhgimet pamore të Hënës së re. Gjatë këtij muaji, besimtarët agjërojnë nga agimi e deri në perëndim të diellit, në shenjë sakrifice e përkushtimi ndaj Zotit. Pas përfundimit të agjërimit njëmujor, më 30 mars myslimanët kremtojnë Fitër Bajramin. Agjërimi është në nga pesë shtyllat e fesë islame.

1
Një besimtar mysliman lexon Kuranin para lutjeve të së premtes në një xhami afër Prishtinës më 28 shkurt, një ditë para nisjes së Muajit të Ramazanit.

2
Palestinezët në Han Junis të Rripit të Gazës blejnë gjësendet që ju duhen për Muajin e Ramazanit.

3
Një burrë shet fenerë dekorativë për Ramazan në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

4
Gra dhe vajza në Xhakarta të Indonezisë duke recituar Kuranin gjatë Muajit të Ramazanit. 1 mars 2025.