Monumentet sovjetike që u hoqën pas pushtimit rus në Ukrainë
Në 22 muaj që kur Kremlini nisi luftën e tij në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, shumë monumente të epokës sovjetike janë rrëzuar nëpër Evropë, shumë prej tyre si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pushtimit. Më poshtë janë disa nga këto monumente para heqjes së tyre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Monumenti i Ushtrisë Sovjetike në Sofje, fotografuar në gusht të 2023-ës. Statujat në krye të kolonës u prenë në copa dhe u ulën në tokë në muajin dhjetor. Autoritetet lokale pretendojnë se do t'i restaurojnë statujat e prera në pjesë dhe do t'i vendosin në publik në një vend të pacaktuar.

6
Një foto e bërë në qershor të vitit 2018 e dy figurave kryesore të një monumenti të epokës sovjetike të quajtur fillimisht Monumenti për Përkujtimin e Ribashkimit të Ukrainës me Rusinë, në qendër të Kievit. Statujat, që përfaqësojnë një punëtor rus dhe një ukrainas të bashkuar nën një emblemë të shtetit sovjetik, u prenë në prill të vitit 2022. Një muaj më vonë, kompleksi monumental, i cili shënohet nga një hark i madh titani, u riemërua Harku i Lirisë së Popullit ukrainas .

7
Një memorial i luftës sovjetike në Daugavpils, Letoni, fotografuar në vitin 2013. Dhjetëra njerëz në qytetin e banuar kryesisht me rusë u arrestuan nga policia mes trazirave ndërsa prishja e monumentit filloi në tetor të vitit 2022.

8
Një tank sovjetik T-34/85 në Narva, Estoni, në kufirin me Rusinë që shënoi kapjen e Narvës në vitin 1944 nga forcat naziste, fotografuar në maj të vitit 2022. Tanku u hoq nga bazamenti i tij dhe u dërgua në një muze lokal në gusht të po atij vitit. Si përgjigje ndaj heqjes së diskutueshme të tankut, autoritetet ruse ngritën një monument pothuajse identik në Ivangorod, pikërisht përtej kufirit të lumit me Estoninë, një muaj më vonë.