Ndërlidhjet

Maqedonia e Veriut regjistron 34 viktima me COVID-19


Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup. Fotografi nga arkivi.
Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup. Fotografi nga arkivi.

Maqedonia e Veriut të mërkurën ka regjistruar 34 viktima me COVID-19 si dhe 1,554 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 4,153 apo 37.4 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, numri i viktimave është më i lartë në muajin e fundit, teksa numri i përgjithshëm të viktimave ka arritur në 8,658.

Më së shumti viktima janë regjistruar në Shkup, gjithsej 13 persona.

Sipas raportit, 1,843 persona janë shëruar ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 11,748.

Në Maqedoninë e Veriut, bazuar në një raport të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i personave të vaksinuar kundër koronavirusit mbetet i ulët. Për dallim nga muaji dhjetor kur në bazë ditore vaksinoheshin deri më 6,000 persona, tani ky numër është përgjysmuar, ndërsa ka ditë që vaksinimi nuk kalon as shifrën e 2,000 dozave.

Deri më tani me nga dy doza të vaksinës janë imunizuar mbi 864,000 persona apo rreth 46 për qind e popullatës, ndërsa afro 13,000 të tjerë kanë marrë edhe dozën e tretë.

Ministria e Shëndetësisë sërish ka bërë thirrje për vaksinim si mundësi e vetme për mbrojtje nga infektimi, ndërsa ka paralajmëruar edhe një fushatë të për ndërgjegjësimin e popullatës mbi nevojën për imunizim.

“Personat që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës COVID-19 konsiderohen të vaksinuar plotësisht. Në dy vjetët e fundit, vaksinimi është treguar e vetmja mënyrë për të ulur vdekshmërinë. Duke marrë dy doza dhe një dozë të tretë të vaksinës nuk do të thotë se jemi rezistentë ndaj sëmundjes apo shfaqjes së varianteve të reja, por vaksinat ndihmojnë në kalimin me më pak pasoja, por edhe parandalojnë rastet e vdekjeve”, ka deklaruar Marija Dimzova nga Klinika Infektive në Shkup, që njëherësh është edhe anëtare e Komisionit për Sëmundje Infektive.

Mosinteresimi i qytetarëve për të vaksinuar ka bërë që rreth 15,000 vaksinave t’iu skadojë afati i përdorimit, andaj edhe Ministria e Shëndetësisë ka vendosur asgjësimin e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG