Maqedonci: FSK-ja drejt fazës së re të modernizimit
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka folur për të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe mbështetjen e vazhdueshme nga aleatët ndërkombëtarë. Ai ka theksuar se Kosova tashmë ka arritur disa nga objektivat e saj strategjikë para afatit të paraparë dhe se faza e fundit e tranzicionit të FSK-së do të përqendrohet në pajisjen me teknologji moderne dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse.