Gjatë vitit 2024, autoritetet ukrainase humbën kontrollin e disa territoreve me sipërfaqe prej së paku 3600 kilometra katrorë, sipas llogaritjeve të portalit Militarniy, bazuar në të dhënat e hapura nga harta DeepState.
Ushtria ruse përparoi në të gjitha drejtimet: në rajonet Herson, Zaporizhja dhe Luhansk, dhe mbi të gjitha në rajonet Donjeck dhe Harkiv. Kulmi ndodhi në nëntor kur trupat ruse kapën rreth 610 kilometra katrorë - më shumë se në të gjithë vitin 2023. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)