E dërrmuar nga luftërat: Betejat për tokën ukrainase përgjatë shekullit XX
Fotografitë nga arkivi tregojnë disa nga konfliktet e shumta në territorin e Ukrainës së sotme, teksa fuqitë lindore dhe perëndimore luftuan për kontrollin e rajonit gjatë shekullit XX. Në këtë fotogaleri janë përdorur emërtimet aktuale të vendeve. (Përgatiti: Albina Kastrati)

13
Gratë ukrainase me veshje tradicionale duke kaluar nën banderola naziste në Lviv gjatë një vizite zyrtare nga Hans Frank, udhëheqësi gjerman i Polonisë së pushtuar nga nazistët.
Shumë nacionalistë ukrainas patën qëndrimin "armiku i armikut tim është miku im" ndaj pushtimit nazist, duke u dhënë meritën gjermanëve për dëbimin e bolshevikëve komunistë. Disa ukrainas morën pjesë aktive në vrasjet masive të hebrenjve, ndërsa të tjerë, "individë dhe nganjëherë fshatra të tëra", rrezikuan gjithçka për të strehuar hebrenjtë nga nazistët.

14
Një grua e re, partizane, siç duket pas kapjes së saj nga trupat pushtuese në një vend të paspecifikuar në Ukrainën e sotme në vitin 1941.

15
Një ushtar nazist në Kullën e Kambanës së Lavrës së Madhe në Kiev në shtator të vitit 1941.
Në sfond shihet një urë mbi lumin Dnjepër duke u djegur.
Në sfond shihet një urë mbi lumin Dnjepër duke u djegur.

16
Një partizane anti-naziste duke mjelur një lopë në vitin 1943.