Imazhet nga lufta në Gazë: Si t'i dalloni pamjet reale dhe ato nga IA?
Inteligjenca artificiale - Fotografi ilustruese.
Imazhe të gjeneruara me inteligjencë artificiale në lidhje me konfliktin Izrael-Hamas në Gaza kanë dominuar lajmet e rreme në botë, si dhe në Kosovë. Por, pse bëhen këto imazhe dhe si mund t’i dalloni?
Fëmijë të braktisur në mesin e gërmadhave, ushtarë që drejtojnë armët kah foshnjat e operacione mjekësore në qiell të hapur. Këto janë disa prej imazheve që po qarkullojnë online nëpër faqe të ndryshme të rrjeteve sociale në shumë vende të botës si dhe në Kosovë, në javët e fundit.
Ato janë imazhe të rreme, të krijuara nga inteligjenca artificiale (IA), kryesisht të lidhura me konfliktin që nisi më 7 tetor në mes të Izraelit dhe Hamasit - grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Si mund t’i dallojmë imazhet e krijuara nga inteligjenca artificiale?
Disa nga shenjat e para janë elemente jo natyrale brenda fotografisë.
Për shembull, në fotografinë më poshtë, duart e foshnjës së shtrirë kanë pamje jo natyrale me gishtërinj të mbledhur e të përthurur. Paqartësi dhe pamje jo natyrale kanë edhe fytyrat dhe trupat e ushtarëve në fotografi.
Fotografi e rreme, e gjeneruar me inteligjencë artificiale:
Në fotografinë tjetër të djaloshit të braktisur në gërmadha vërehen sytë e mëdhenj joproporcionalë e me shkëlqim të pazakontë. Aty shihet edhe dora që duket se ka më shumë se pesë gishtërinj.
Fotografi e rreme, e gjeneruar me inteligjencë artificiale:
Nëse kërkohet burimi i këtyre fotografive në Google, ato shihet se janë postuar në dhjetëra faqe online nëpër botë, pa ditur saktë se nga kush janë gjeneruar fillimisht.
Verifikues të fakteve online që operojnë në Kosovë, si Hibrid.info, i kanë gjetur këto fotografi të shpërndara në disa faqe shqipfolëse në rrjetin social Facebook.
Jean Claude Goldenstein, udhëheqës i kompanisë CREOPoint, një kompani me seli në San Francisko dhe Paris që bën verifikim të fakteve, mendon se fakti që inteligjenca artificiale nuk ka arritur nivelin e lartë të përsosmërisë së imazheve, e bën më të lehtë detektimin e saj.
“Nëse është një imazh i gjeneruar keq… keni parë disa imazhe të foshnjave me gjashtë gishtërinj ose mund të shihni se pjesë të trupit ose prapavija është e mjegulluar ose thjesht e çuditshme… Duhet përdorur logjika… ”, shpjegon ai për Radion Evropa e Lirë.
Cilat janë metodat e tjera të verifikimit?
Në vitet e fundit, me teknologjinë e inteligjencës artificiale janë krijuar shumë programe softuerike që arrijnë të krijojnë tekst, imazhe e video sipas kërkesës së përdoruesve.
Kur është fjala te lajmet që dalin nga zona e luftës, ajo që ju duhet është dikush që e ka marrë mundin të shpojë mjegullën e luftës dhe t’ua japë të vërtetën".
Në të njëjtën kohë, janë krijuar edhe disa vegla online që detektojnë nëse një imazh, video apo tekst është i gjeneruar nga inteligjenca artificiale.
Dhjetëra të tilla gjenden online dhe janë duke avancuar shpejt, por nuk janë 100 për qind të pagabueshme, siç ka gjetur gazeta New York Times, pasi ka testuar pesë prej tyre, përfshirë Umm maybe, e cila është pa pagesë, AI or Not që është pjesërisht me pagesë, dhe Sensity, program me pagesë.
Imran Ahmed, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Luftimin e Urrejtjes Digjitale me seli në SHBA dhe Britani të Madhe, thotë se aktualisht prodhimi i këtyre imazheve po u sjell benefite atyre që përfitojnë nga shikimet e leximet në rrjete sociale.
Përveç metodave të verifikimit që mund t’i praktikojnë lexuesit apo shikuesit online, ai sugjeron që gjithçka në rrjete sociale të shihet me skepticizëm.
“Njerëzit kanë harruar se në të vërtetë nuk mund të besoni asgjë që shihni në platforma të rrjeteve sociale. E vërteta është se ato (platformat) nuk kujdesen që të sigurohen se ajo çfarë po shihet (përmbajtja) është informative dhe e vërtetë në vend se argëtuese”, thotë Ahmed.
“Kur është fjala te lajmet që dalin nga zona e luftës, ajo që ju duhet është dikush që e ka marrë mundin të shpojë mjegullën e luftës dhe t’ua japë të vërtetën”, thotë Ahmed, duke iu referuar mediave kredibile që raportojnë me burime të sakta e të sigurta nga vendngjarja.
Pse të falsifikohen pamje nga lufta Izrael-Hamas?
Kjo luftë tashmë ka sjellë shkatërrim e vdekje të shumta. Ajo, po ashtu, ka sjellë edhe interesim të madh botëror për të parë lajme e imazhe nga atje.
Lufta nisi pasi grupi radikal, Hamas, kreu sulme të befasishme në jug të Izraelit më 7 tetor. Gjatë këtyre sulmeve u vranë 1.200 persona, shumica civilë, dhe u morën peng afër 240 burra, gra dhe fëmijë.
Izraeli u përgjigj me ofensivë ushtarake, e cila e ka shndërruar një pjesë të madhe të Gazës në gërmadhë dhe ka vrarë mbi 20 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
Fotografitë e vërteta, të shkrepura nga agjencia e lajmeve Reuters, më poshtë tregojnë pamjet e trishta të fëmijëve të plagosur rëndë dhe rrënojave në Gazë.
Fëmijët e Gazës përballë brutalitetit të luftës
1/18Një vajzë me gjërat e saj shihet në zonën e spitalit Al-Ahli ku qindra palestinezë u vranë në një shpërthim, për të cilin zyrtarët izraelitë dhe palestinezë fajësuan njëri-tjetrin. Palestinezët që u larguan nga shtëpitë e tyre, po strehoheshin në këtë spital mes konfliktit të vazhdueshëm me Izraelin, në Qytetin e Gazës, 18 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/18Një ndihmësmjek pasi ka nxjerrë një fëmijë palestinez të lënduar nga një shtëpi e shkatërruar nga sulmet izraelite, në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, 17 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/18Një foshnje palestineze e plagosur në sulmet izraelite duke u trajtuar në një spital në Khan Younis, Rripi i Gazës m 14 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/18Një punonjës mjekësor bart një fëmijë të lënduar në një sulm izraelit në Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës, 19 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/18Një burrë palestinez mban një vajzë të plagosur në vendin e sulmeve izraelite, në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, 14 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/18Një burrë duke mbajtur në krahë një fëmijë të vogël pas sulmeve izraelite, në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, 14 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/18Një vajzë palestineze duke qarë ndërsa shihet e lënduar si pasojë e sulmeve izraelite, në Khan Younis, Rripi i Gazës, 14 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/18Fëmijët palestinezë, të cilët u larguan nga shtëpia e tyre mes sulmeve izraelite, strehohen në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara, pas thirrjes së Izraelit për më shumë se 1 milion civilë në Gazën veriore që të zhvendosen në jug, në Khan Younis, Rripi i Gazës, 18 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/18Babai i Alma Al Majayda, tre vjeçe, e vrarë në sulmet izraelite, përqafon trupin e saj gjatë funeralit, në Khan Younis, 19 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/18Disa djem duke mbajtur një vajzë palestineze të plagosur, e cila u shpëtua nga rrënojat e një shtëpie pasi ajo u godit nga sulmet izraelite, në Khan Younis, më 14 tetor 2023
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/18Një burrë mban një fëmijë të plagosur në vendin e një sulmi izraelit në Khan Younis, më 19 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/18Një burrë mban trupin e një fëmije palestinez të vrarë në sulmet izraelite, ndërsa prapa tij shihen njerëzit duke qarë, në Khan Younis më 17 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/18Një fëmijë duke u luhatur mes ndërtesash të shkatërruara nga një sulm izraelit, në Khan Younis më 19 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/18Një djalë i vogël palestinez duke qarë pasi sulmet izraelite goditën shtëpitë në Rafah, në Rripin e Gazës, 17 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
15/18Një burrë mban një vajzë palestineze të plagosur ndërsa një grua reagon duke qarë mes muresh të nxira nga tymi si pasojë e sulmeve izraelite në Khan Younis, në Rripin e Gazës, 11 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
16/18Palestinezët me shtetësi të dyfishtë të mbledhur jashtë pikës kufitare të Rafahut me Egjiptin me shpresën për të marrë lejen për t'u larguar nga Gaza, në mes të konfliktit të vazhdueshëm izraelito-palestinez. Rafah, Rripi jugor i Gazës, 16 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
17/18Një mjek vrapon drejt një ambulance ndërsa në duar mban një fëmijë palestinez të plagosur, në Gaza, 9 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
18/18Një fëmijë pushon ulur në valixhe. Palestinezët me shtetësi të dyfishtë janë mbledhur jashtë pikës kufitare Rafah me Egjiptin me shpresën për të marrë leje për t'u larguar nga Gaza, në mes të konfliktit të vazhdueshëm izraelito-palestinez, në Rafah në Rripin jugor të Gazës, 16 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Por, Jean Claude- Goldenstein thotë se ky konflikt përbën rast të paprecedent sa i përket prodhimit të dezinformimit.
“Çfarë kemi parë në dy javët e para të konfliktit është një eksplodim njëqindfish në numrin e gjetjeve tona (të informacioneve) në lidhje me konfliktin Izrael-Hamas që verifikuesit e fakteve kanë gjetur se janë të pavërteta krahasuar me kohën në mes të 1 janarit deri më 7 tetor [2023]”, thotë ai.
Emocioni që gjenerojnë pamjet e luftës te njerëzit, sipas Imran Ahmedit, po nxit prodhim më të madh të atyre që duket sikur pasqyrojnë luftën.
“[Inteligjenca artificiale] po përdoret aktualisht për të krijuar urrejtje dhe urrejtje të lokalizuar gjithkund nëpër botë. Në një vend si Kosova që ka kaluar nëpër shumë dhimbje që e kujtojnë për së gjalli, aktorë të këqij po e përdorin dezinformimin në lidhje me atë se çfarë po ndodh në Izrael dhe Gaza për të ndikuar te njerëzit që e kanë atë dobësi emocionale”, thotë Ahmed.
Në Kosovë, problemi është po aq shqetësues sipas një hulumtimi të platformës së verifikimit të fakteve, Hibrid.info.
Në raportin për muajin tetor, ata gjetën se dezinformimi mbi konfliktin përbën rreth gjysmën e të gjitha dezinformatave të identifikuara në Kosovë për atë muaj.
“Fotografitë e gjeneruara me inteligjencë artificiale mund të them lirisht që është hera e parë që publikohen, që kanë lidhje me një konflikt ndërkombëtar. Konflikti Hamas- Izrael ka prodhuar me qindra prej tyre. Por, jo të gjitha janë publikuar prej përdoruesve në gjuhën shqipe (por) disa prej tyre”, tregon Bardh Dema, hulumtues në Hibrid.Info.
Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, thotë se fotografitë e vërteta nga Gaza mund të kenë problem me qarkullimin online për shkak të së drejtës së autorit.
Ai, megjithatë, sugjeron që mediat vendore t’i kushtojnë kohë verifikimit të fakteve duke pasur në mend edhe teknologjinë e inteligjencës artificiale.
“Është një trend shumë i ri i zhvillimit në të gjithë botën dhe mendoj që edhe mediat tona duhet të orientohen në këtë drejtim, sepse rreziku ose potenciali që të bien pre e fotografive dhe videove që gjenerohen prej inteligjencës artificiale, është shumë i madh”, thotë ai.
Programet e inteligjencës artificiale po bëhen gjithnjë e më të avancuara e kapacitetet për verifikim gjithnjë e më të vogla, mendon Imran Ahmed.
“Problemi me gënjeshtrat është se mund t’i prodhosh shumë lehtë dhe shumë lirë. Ta gjesh të vërtetën kërkon kohë, mund, para dhe ekspertizë dhe kështu kjo është një betejë asimetrike”, thotë ai.
Ndërsa, Claude-Goldenstein mendon se “do të bëhet shumë më keq para se të bëhet mirë”.
“Në thelb, verifikuesit e fakteve janë paksa vonë. Ky është një problem, sepse përmes algoritmit, dëmi është kryer, lajmi i rremë ka shkuar nëpër botë para se (verifikuesit e fakteve) ta kuptojnë se ka diçka që duhet të verifikohet”, thotë ai.
Ai thekson se rregullimet shtetërore që i vënë limite keqpërdorimit të teknologjisë artificiale, janë më se të nevojshme.
Këto rregullime tashmë janë në hapat e parë, nëpër disa vende të botës.
Shtete të ndryshme në botë, përfshirë SHBA-në dhe Kinën, u pajtuan që të punojnë së bashku në frenimin e rreziqeve potencialisht “katastrofale” që paraqesin përparimet në inteligjencën artificiale.
Ky premtim u dha në samitin për mbrojtje nga inteligjenca artificiale që u mbajt në Londër, në nëntor.
Takimi u fokusua në avancimet, që disa shkencëtarë thanë se mund të paraqesin rrezik për vetë ekzistencën e njerëzimit.
Bashkimi Evropian, në anën tjetër, tanimë veçse ka krijuar rregulloren mbi inteligjencën artificiale që nëse miratohet, pritet të hyjë në fuqi në vitet e ardhshme.
Akti i IA-së vlerëson dhe analizon rreziqet e produkteve apo shërbimeve, të cilat përdorin inteligjencë artificiale.
Legjislacioni është bërë për të mbrojtur demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, siç është liria e shprehjes, duke nxitur investime dhe inovacion në të njëjtën kohë.
Sipas rregullativës, sa më i rrezikshëm që të jetë aplikacioni, aq më të ashpra do të jenë rregullat.
Ato të cilat përbëjnë rrezik të vogël, siç janë sistemet që rekomandojnë përmbajtje e të tjera, detyrohen të ndjekin rregulla të lehta, si për shembull të tregojnë se mundësohen nga IA-ja.
Akti i IA-së do të futet në fuqi vetëm dy vjet pasi ligjvënësit evropianë ta kenë dhënë miratimin final, i cili pritet të hidhet në votim në fillim të vitit 2024.