Ndërlidhjet

Komuniteti LGBT+ i zëshëm, Bërnabiq hesht për deklaratat e Vuçiqit

Parada e Krenarisë në Beograd më 2021.
Parada e Krenarisë në Beograd më 2021.

“Ne jemi qytetarë të Serbisë dhe meritojmë që dikush të merret me problemet tona dhe të mos na lënë anash”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Aleksandra Gavriloviq, përfaqësuese e “Labris” dhe “Familjeve të Ylberit”.

Ky ishte komenti i saj për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nuk do të nënshkruajë ligjin për “martesat mes gjinisë së njëjtë”.

Miratimi i Ligjit për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë është një nga kërkesat kryesore të komunitetit LGBT+ në Serbi. Ligje të ngjashme u miratuan në rajon nga Kroacia dhe Mali i Zi.

Ky ligj ka kaluar diskutimin publik në mars të vitit 2021, por nuk dihet nëse dhe kur do të hyjë dokumenti në procedurë për miratim.

Kjo është hera e dytë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaron se nuk do ta nënshkruajë ligjin.

Aleksandra Gavriloviq tha se deklarata e tij shkakton habi dhe konfuzion të madh për komunitetin LGBT+ dhe përforcon frikën se jetojnë në pasiguri ligjore.

“Edhe në familjet tona mund të ndodhin rastet e vdekjeve, divorceve, dhunës, humbjes së vendit të punës”, theksoi ajo.

“Mungesa e një ligji që do të na siguronte siguri juridike ngjall frikën se çfarë do të ndodhë me familjarët tanë kur të shfaqen këto probleme”, shtoi ajo.

“Labris” është organizatë për të drejtat e njeriut të lezbikeve, ndërkaq “Familjet e Ylberit” është grupi i tyre.

Çfarë tha presidenti i Serbisë?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 13 gusht se përderisa ai është president, ai nuk do të nënshkruajë ligjin për martesat e personave të gjinisë së njëjtë dhe as ligjin që, siç tha ai, do të ekzistojë “një gjini e tretë, ku nuk jeni burrë apo grua”.

Vuçiq tha për TV Pink se e ka lutur kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, që derisa ai të jetë president, të mos nënshkruajë ligjin për martesat mes personave të gjinisë së njëjtë.

“Edhe pse ekziston nisma dhe Ana [Bërnabiq] po lufton për të, unë e kam lutur që derisa të jam president të mos nënshkruajë martesa të gjinisë së njëjtë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se Serbia është një shoqëri tradicionale, por se atij nuk i pengon popullata LGBT.

Ana Bërnabiq, e cila është deklaruar publikisht se është person që i takon komunitetit LGBT, është në krye të Qeverisë së Serbisë që nga viti 2017, por Ligji për partneritetet mes gjinisë së njëjtë nuk është miratuar.

Procedura parasheh që projektligji të miratohet nga Qeveria, e më pas nga Kuvendi i Serbisë. Megjithatë, ai nuk mund të hyjë në fuqi pa nënshkrimin e presidentit të Serbisë.

Zyra e kryeministres Bërnabiq nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për të komentuar lidhur me deklaratën e presidentit për Ligjin për partneritetet mes gjinisë së njëjtë.

Çfarë thuhet në Projektligjin për bashkësitë e gjinisë së njëjtë?

Sipas Projektligjit për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë, të cilin e ka publikuar Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve në mars të vitit 2021, ky akt u mundëson çifteve të së njëjtës gjini të regjistrojnë partneritetet, në mënyrë që të fitojnë disa të drejta themelore.

Këto janë të drejtat për ndarjen e pasurisë, për të trashëguar pronën e partnerit ose për të marrë pjesë në vendimmarrje në rast sëmundjeje, si dhe për të vizituar partnerin në spital ose burg.

Ky ligj nuk njeh martesën mes personave të gjinisë së njëjtë dhe as nuk i lejon partnerët e të njëjtës gjini që të birësojnë fëmijë.

Ligji u kundërshtua nga partitë e djathta, Kisha Ortodokse Serbe dhe një pjesë e opinionit.

Saviq: Deklaratat e Vuçiqit janë të paqëndrueshme

Aleksandar Saviq nga organizata “Le të dihet” theksoi se deklaratat e presidentit nuk janë të qëndrueshme.

“Është jashtëzakonisht e paqëndrueshme që t’u bëni thirrje njerëzve për empati ndaj personave LGBT, të uroni kryeministren, që është lezbike, për lindjen fëmijës dhe pastaj nuk dëshironi të nënshkruani një ligj të tillë”, tha Saviq.

Ai po ashtu theksoi se presidenti i shtetit përdor termin martesa të personave të gjinisë së njëjtë edhe pse bëhet fjalë për Projektligjin për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë.

“Ne na duket se kjo është vetëm një deklaratë populiste, veçanërisht nëse i kemi parasysh të gjitha kontradiktat për të cilat Vuçiq ka folur vitin e fundit lidhur me këtë temë”, vlerësoi Saviq.

Në shtator të vitit 2022, pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, Vuçiq tha se në familjen e tij të gjerë ka një grua lezbike dhe se shumë nga bashkëpunëtorët e tij janë homoseksualë.

Ai gjithashtu shtoi se nuk i pëlqejnë Paradat e Krenarisë dhe nuk do të merrte kurrë pjesë në shëtitje, por gjithashtu tha se cilat, sipas tij, duhet të jenë prioritetet e komunitetit LGBT+.

“Nëse do të më kishin kërkuar këshillë, do t’iu kisha thënë të merren me çështjet e vizitës së partnerit në spital, trashëgimisë dhe të mos merren me parada”, tha Vuçiq.

Janë pikërisht këto tema që trajtohen në Projektligjin për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë, të cilin Vuçiq refuzon ta nënshkruajë.

Vuçiq ka deklaruar edhe më parë se nuk mund ta nënshkruajë Ligjin për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë, në rast se Kuvendi e miraton atë.

Deklaratën e tillë ai e bëri në maj të vitit 2021, kur në një intervistë për gazetën Blic tha se Kushtetuta i referohet Ligjit për familjen, i cili e përkufizon martesën si një bashkim të rregulluar ligjërisht të një burri dhe një gruaje.

Asokohe, Vuçiq tha gjithashtu se qëndrimin e tij personal ndaj Ligjit për bashkësitë mes gjinisë së njëjtë e ka treguar “duke zgjedhur Ana Bërnabiqin për kryeministre”, por se në të njëjtën kohë ai nuk është një “avokat i flaktë” i bashkësive mes personave të gjinisë së njëjtë.

Miletiq: ‘As afër’ miratimit të ligjit

Sipas Goran Miletiqit, drejtor i “Beogradit Pride” (Parada e Krenarisë në Boegrad), mesazhi i fundit i presidentit të Serbisë është vetëm një tregues se ata kishin të drejtë kur vendosën që slogani i Paradës së Krenarisë së shtatorit të ishte “Nuk jemi as afër”.

“Për shtatë vjet kemi punuar për këtë, së bashku me shtetin dhe tani është bërë e qartë se nuk ka vullnet politik për ta miratuar atë ligj”, tha Miletiq.

Në një deklaratë të datës 13 gusht, “Beograd Pride” deklaroi se “ligjet e bazuara në afinitetet personale të politikanëve dhe politikaneve miratohen në regjime autokratike dhe diktatoriale, ndërkaq presidenti Vuçiq pretendon se Serbia nuk është e tillë”.

Drejtori i “Beograd Pride”, Goran Miletiq, në prononcimin për REL-in ka kujtuar obligimin ndërkombëtar të Serbisë për të miratuar Ligjin për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë.

Si anëtare e Këshillit të Evropës (KE), Serbia është e obliguar ta miratojë këtë ligj.

“Me këtë, presidenti i ka dërguar mesazh një pjese të qytetarëve të Serbisë, të cilët janë të prekur nga ky ligj, se i konsideron më pak të vlefshëm, se problemet e tyre i konsideron më pak të rëndësishme e kështu me radhë”, tha Miletiq.

Ortodoksët e Serbisë marshojnë kundër EuroPride

Mijëra të krishterë ortodoksë, duke mbajtur kryqe, ikona fetare dhe pllakate, brohoritën dhe u lutën, teksa u mblodhën para Kishës së Shën Savës, në Beograd, më 28 gusht, për të protestuar kundër një parade krenarie të homoseksualëve.
1/12 Mijëra të krishterë ortodoksë, duke mbajtur kryqe, ikona fetare dhe pllakate, brohoritën dhe u lutën, teksa u mblodhën para Kishës së Shën Savës, në Beograd, më 28 gusht, për të protestuar kundër një parade krenarie të homoseksualëve.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vendosi më 27 gusht për “shtyrjen apo anulimin” e festimeve të planifikuara të EuroPride-it. Megjithatë, organizatorët janë zotuar se do t’i mbajnë ngjarjet, që janë planifikuar për periudhën 12-18 shtator.
2/12 Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vendosi më 27 gusht për “shtyrjen apo anulimin” e festimeve të planifikuara të EuroPride-it. Megjithatë, organizatorët janë zotuar se do t’i mbajnë ngjarjet, që janë planifikuar për periudhën 12-18 shtator.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
Një flamur rus i ngritur mbi turmën gjatë protestës.<br />
<br />
Vuçiq ka thënë se qeveria është përballur me trysni të madhe nga grupet djathtiste dhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe për të anuluar ngjarjen. Ai ka lënë hapur mundësinë që ngjarja të mbahet në një datë të mëvonshme.
3/12 Një flamur rus i ngritur mbi turmën gjatë protestës.

Vuçiq ka thënë se qeveria është përballur me trysni të madhe nga grupet djathtiste dhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe për të anuluar ngjarjen. Ai ka lënë hapur mundësinë që ngjarja të mbahet në një datë të mëvonshme.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
Peshkopi ortodoks serb, Nikanor, përshëndeti vendimin e autoriteteve për të ndalur &ldquo;përdhosjen e vendit tonë, kishës tonë dhe familjes sonë&rdquo;. Gati 85 për qind e serbëve identifikohen si të krishterë ortodoksë.
4/12 Peshkopi ortodoks serb, Nikanor, përshëndeti vendimin e autoriteteve për të ndalur “përdhosjen e vendit tonë, kishës tonë dhe familjes sonë”. Gati 85 për qind e serbëve identifikohen si të krishterë ortodoksë.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
Marshet e krenarisë në Beograd janë shoqëruar nga dhuna më 2001 dhe 2010. Në vitet e tjera, ato janë mbajtur paqësisht, ndonëse me prani të madhe policore.
5/12 Marshet e krenarisë në Beograd janë shoqëruar nga dhuna më 2001 dhe 2010. Në vitet e tjera, ato janë mbajtur paqësisht, ndonëse me prani të madhe policore.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Serbi ka thënë se është e shqetësuar për ndalesën e paralajmëruar, duke thënë se ajo do të cenonte &ldquo;lirinë e tubimit, siç garantohet nga Kushtetuta serbe&rdquo;.
6/12 Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Serbi ka thënë se është e shqetësuar për ndalesën e paralajmëruar, duke thënë se ajo do të cenonte “lirinë e tubimit, siç garantohet nga Kushtetuta serbe”.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
Pjesëtarët e Shoqatës Evropiane për Organizimin e Paradave të Krenarisë e kanë zgjedhur kryeqytetin e Serbisë tre vjet më parë për të organizuar ngjarjen e përvitshme, duke shpresuar se do të përfaqësonte një arritje të madhe për një vend sllav, i cili është tradicionalisht konservator dhe nën ndikimin e fuqishëm të Kishës Ortodokse.
7/12 Pjesëtarët e Shoqatës Evropiane për Organizimin e Paradave të Krenarisë e kanë zgjedhur kryeqytetin e Serbisë tre vjet më parë për të organizuar ngjarjen e përvitshme, duke shpresuar se do të përfaqësonte një arritje të madhe për një vend sllav, i cili është tradicionalisht konservator dhe nën ndikimin e fuqishëm të Kishës Ortodokse.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
Përpjekja e Beogradit për të organizuar ngjarjen është mbështetur nga kryeministrja Ana Bërnabiq, e cila është gruaja e parë dhe personi i parë haptas homoseksual që mban këtë pozitë në Serbi.<br />
<br />
Bërnabiq është akuzuar nga grupet për të drejtat e homoseksualëve në Serbi se nuk po bën mjaftueshëm për t&rsquo;i ndihmuar statusit të tyre në vend. Ajo e ka mbështetur vendimin e Vuçiqit për anulimin e EuroPride-it.
8/12 Përpjekja e Beogradit për të organizuar ngjarjen është mbështetur nga kryeministrja Ana Bërnabiq, e cila është gruaja e parë dhe personi i parë haptas homoseksual që mban këtë pozitë në Serbi.

Bërnabiq është akuzuar nga grupet për të drejtat e homoseksualëve në Serbi se nuk po bën mjaftueshëm për t’i ndihmuar statusit të tyre në vend. Ajo e ka mbështetur vendimin e Vuçiqit për anulimin e EuroPride-it.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
Serbia është duke kërkuar formalisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, teksa në të njëjtën kohë po synon t&rsquo;i ruajë lidhjet e ngushta me Rusinë, e cila ka miratuar ligje shtypëse kundër komunitetit LGBT në vitet e fundit.
9/12 Serbia është duke kërkuar formalisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, teksa në të njëjtën kohë po synon t’i ruajë lidhjet e ngushta me Rusinë, e cila ka miratuar ligje shtypëse kundër komunitetit LGBT në vitet e fundit.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
Forumi Demokratik Qytetar opozitar e ka akuzuar presidentin serb se &ldquo;po luan diktatorin&rdquo;, duke ndjekur shembullin e presidentit rus, Vladimir Putin.
10/12 Forumi Demokratik Qytetar opozitar e ka akuzuar presidentin serb se “po luan diktatorin”, duke ndjekur shembullin e presidentit rus, Vladimir Putin.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
Gjatë marshit të 28 gushtit, pjesëmarrësit mbanin fotografitë e Putinit dhe Dragolub &ldquo;Drazha&rdquo; Mihailoviqit, një udhëheqës kontrovers nacionalist serb gjatë Luftës së Dytë Botërore.<br />
<br />
Më 2013, Rusia miratoi një ligj që ndalonte &ldquo;propagandën e marrëdhënieve jotradicionale seksuale&rdquo;, në mesin e të miturve, të ndëshkueshme me gjoba dhe me burgim.
11/12 Gjatë marshit të 28 gushtit, pjesëmarrësit mbanin fotografitë e Putinit dhe Dragolub “Drazha” Mihailoviqit, një udhëheqës kontrovers nacionalist serb gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më 2013, Rusia miratoi një ligj që ndalonte “propagandën e marrëdhënieve jotradicionale seksuale”, në mesin e të miturve, të ndëshkueshme me gjoba dhe me burgim.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
Policia duke siguruar një qendër informimi të komunitetit LGBT, gjatë marshit protestues në Beograd, më 28 gusht.<br />
<br />
Që nga viti 1992, një qytet i ndryshëm evropian e ka organizuar ngjarjen EuroPride.
12/12 Policia duke siguruar një qendër informimi të komunitetit LGBT, gjatë marshit protestues në Beograd, më 28 gusht.

Që nga viti 1992, një qytet i ndryshëm evropian e ka organizuar ngjarjen EuroPride.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
Previous slide
Next slide

Miletiq ishte anëtar i grupit punues që punoi për ligjin në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social.

“Kemi arritur një tekst të ligjit me të cilin të gjithë mund të jemi të kënaqur. Është dashur të dërgohet në Qeveri për miratim, por presidenti ka dalë dhe ka thënë se ligji nuk do të miratohet dhe më pas ka filluar fushata zgjedhore”, tha Miletiq.

Ai shtoi se gjatë mandatit të kësaj qeverie, e cila u zgjodh në tetor të vitit 2022, nuk ka pasur zhvillime në lidhje me Ligjin për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë.

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se në cilën fazë është Projektligjit për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë dhe as nuk ka komentuar deklaratën e Vuçiqit.

Gjatë këtij viti, organizatat joqeveritare, disa herë kanë kërkuar miratimin e Ligjit për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë.

Përgatiti: Bekim Bislimi
XS
SM
MD
LG