Fjalët e Snezhana Paunoviqit janë vetëm shembulli më i fundit i retorikës kundër shqiptarëve nga zyrtarë të lartë serbë, ndër vite.
Shtetet e Bashkuara po e bëjnë një përpjekje të re për ta afruar Serbinë me synimet e tyre strategjike, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington
Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që dërgoi përfaqësues në ceremoninë mortore të Khameneit në Teheran.
Autoritetet në Serbi i hedhin poshtë raportimet e mediave se Radoiçiqi, si dhe ish-partneri i tij i biznesit nga Kosova, Zvonko Vesellinoviq, mbrohen nga pjesëtarë të Xhandarmërisë.
Mesazhe për Kosovën, me shoqërim të lahutave, jehonin nga sheshi i qytetit në Kraljevë, në Serbinë qendrore, rreth 100 kilometra larg kufirit me Kosovën.
Autoritetet në Serbi duket se nuk po u besojnë doganave amerikane.
Këtë vit, Serbia u ka dhënë shtetësi katër herë më shumë rusëve sesa qytetarëve të të gjitha kombësive të tjera së bashku, disa prej të cilëve ishin nën sanksione ndërkombëtare, sipas një analize të Radios Evropa e Lirë. Kjo përbën sinjal alarmi për Bashkimin Evropian.
Që nga fillimi i këtij viti, Qeveria e Serbisë u ka dhënë shtetësi katër herë më shumë shtetasve rusë sesa të gjithë shtetasve të tjerë të huaj së bashku.
Vizita pesëditore e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vjen pas një dekade të forcimit të raporteve me Kinën.
Sot, më 22 maj, skadon afati për shitjen e aksioneve ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), ndërsa në Beograd thonë se negociatat me kompaninë hungareze MOL nuk po shkojnë mirë.
Vesellin Milliq ka qenë në një nga pozicionet më të larta drejtuese në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) kur është arrestuar.
Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit, Kash Patel, deklaroi para Kongresit se Serbia, shtetasit kinezë të akuzuar për aktivitete të drejtuara kundër SHBA-së, i kthen në Kinë në vend që t’i ekstradojë në Amerikë.
Në Prishtinë shpallet sot vendimi i parë për sulmin në Banjskë, ndërsa në Beograd nuk është ngritur ende as aktakuzë.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se pret informacionet nga Serbia rreth planeve të supozuara për sabotimin e tubacionit Rrjedha Turke, përmes të cilit gazi rus arrin në Hungari.
Po punohet për ta gjetur një vendndodhje tjetër për mbajtjen e samitit të Bërdo-Brionit, i tha Radios Evropa e Lirë zyra e presidentit të Sllovenisë të martën.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se nuk mbështet asnjë palë në konfliktin e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin, por vlerëson se bëhet fjalë për përpjekje për marrjen e pushtetit në Teheran.
Një flamur me shkronjën “Z”, simbol i pushtimit rus të Ukrainës, është pamja nga Beogradi në përvjetorin e luftës.
Serbia dhe Bosnje e Hercegovina vazhdojnë hetimet lidhur me pretendimet për ekzistencën e kampeve paramilitare ruse për trajnim luftarak dhe taktik, të cilat dyshohet se kanë pasur për qëllim nxitjen e trazirave në Moldavi.
Debati për gjuhën, shtetësinë dhe flamurin u nxit nga Partia Popullore Demokratike proserbe (DNP) e Millan Knezheviqit, në kohën kur Mali i Zi po shënon përparim në procesin e integrimit evropian.
Miqësia mes Serbisë dhe Venezuelës buron nga refuzimi i Venezuelës për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Shfaq më shumë