Më 20 nëntor është shënuar 110-vjetori i vdekjes së Leo Tolstoy, njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të Rusisë. Përmes kësaj fotogalerie, Radio Evropa e Lirë ju sjellë momentet më kyçe të jetës së shkrimtarit rus.
Tolstoy, në luftë dhe paqe

9
Tolstoy duke bërë një listë të fshatarëve që kanë nevojë për ushqime gjatë urisë ruse më 1981. Në të njëjtin vit, Tolstoy deklaroi se heqë dorë nga të drejtat e autorit për shkrimet e tij – që atëbotë vlenin shumë.

10
Një fotografi e Tolstoyt me shkrimtarin rus, Maksim Gorky në Yasnaya Polyana më 1900. Gorky më pas kishte shkruar: “Ky takim më la shumë përshtypje, që edhe sot nuk mund ta kuptoj plotësisht... kalova gjithë ditën aty, nga mëngjesi deri në mbrëmje”.

11
Tolstoy dhe vajza e tij Aleksandra buzë detit, në një lokacion të panjohur. Fotografia është bërë më 1901. Po këtë vit, ai ishte përjashtuar nga Kisha Ortodokse Ruse.

12
Tolstoy duke iu treguar përralla nipërve të tij më 1908.